BotëBotë.Portal

Më shumë se 600 infermierë kanë vdekur në botë nga Kovid-19

Në botë më shumë se 600 infermierë kanë vdekur nga koronavirusi i ri, me të cilin, sipas vlerësimeve, janë infektuar rreth 450,000 punonjës shëndetësorë, kumtoi sot Këshilli Ndërkombëtar i infermierëve.

Gjenevë, 3 qershor 2020 (MIA) – Në botë më shumë se 600 infermierë kanë vdekur nga koronavirusi i ri, me të cilin, sipas vlerësimeve, janë infektuar rreth 450,000 punonjës shëndetësorë, kumtoi sot Këshilli Ndërkombëtar i infermierëve.

Numri i rasteve të vdekjes midis infermierëve është rritur më shumë se dyfish në muajin e kaluar, tregon raporti në bazë të të dhënave në mbi 30 vende.

“Në dy muajt e fundit, ne jemi dëshmitarë të një rritjeje të numrit të infermierëve të vdekur nga nga infeksioni me koronavirusin në të gjithë botën, nga 100 në 600, dhe ne besojmë se numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar është rreth 450,000,” deklaroi Drejtori ekzekutiv i Këshillit, Hauard Keton.

Nuk dihet numri i saktë i punonjësve mjekësorë të infektuar, por mesatarisht ata përbëjnë shtatë përqind të të gjitha rasteve të Kovid-19. Shkalla e punonjësve shëndetësorë të sëmurë ndryshon nga një vend në tjetrin. Në Singapor, për shembull, kjo përqindje është një, ndërsa në Irlandë më shumë se 30 për qind janë punonjës mjekësorë të infektuar.

Këshilli Ndërkombëtar i infermierëve ka 130 shoqata kombëtare dhe më shumë se 20 milionë infermierë të regjistruar. ls/shk/ 

 

Таг
Back to top button
Close
Close