BotëBotë.Portal

Më shumë se 200 njerëz janë arrestuar gjatë protestave në Hong Kong

Më shumë se 200 protestues u arrestuan mbrëmë në Hong Kong, njoftuan sot mediat lokale.

Hong Kong, 11 maj 2020 (MIA) – Më shumë se 200 protestues u arrestuan mbrëmë në Hong Kong, njoftuan sot mediat lokale.

Policia nuk kumtoi zyrtarisht sa persona janë arrestuar, por rreth mesnatës sipas kohës lokale i ka shpërndarë protestuesit dhe ka arrestuar më shumë pjesëmarrës pasi i ka paralajmëruar që të largohen.

Në kumtesën e policisë thuhet se protestuesit kanë brohoritur slogane dhe kanë vendosur barriera që t’i bllokojnë rrugët në rajon e Mongkok, si dhe se janë ndezur zjarre në disa pjesë të qytetit.

Lëvizja antiqeveritare, e cila vitin e kaluar e paralizoi Hong Kongun me muaj me protesta, tregon shenja të ringjalljes, pasi është ulur rreziku prej koronavirusit dhe pasi Qeveria lejoi mbledhje deri në tetë persona në vende publike.

Gazeta “Ejpëll Dejli”, publikoi se janë arrestuar më shumë se 200 protestues, ndërsa “Kina Morning post” publikoi se janë arrestuar 250 persona.

Protestuesit kërkojnë, siç thonë, “demokraci të plotë” në këtë qytet kinez autonom dhe hetim për brutalitetin e policisë ndaj protestuesve. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close