EvropëKorrespondentë Botë

Më shumë se 2.000 myslimanë e kanë falur namazin e Bajramit në stadiumin Levaloa Pere

Më shumë se 2.000 myslimanë janë mbledhur në faljen e namazit të Bajramit në stadiumin Levaloa-Pere, me ç'rast janë respektuar masat për distancë fizike, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 24 maj 2020 (MIA) – Më shumë se 2.000 myslimanë janë mbledhur në faljen e namazit të Bajramit në stadiumin Levaloa-Pere, me ç’rast janë respektuar masat për distancë fizike, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Që të hyjnë, maska ishte e obliguar, ndërsa besimtarët duhej t’i lanin duart me xhel hidro-alkoolik dhe të mbajnë distancë prej 1 metër mes tyre.

Gjatë natës mes së premtes dhe së shtunës, Qeveria franceze shpalli Dekret, me të cilin lejohet mbajtja e riteve fetare në Francë, pasi Ministria e Punëve të Brendshme dhe udhëheqësit e bashkësive fetare u dakorduan “për masat që duhen të ndërmerren që të garantohet siguri shëndetësore për të gjithë” gjatë lutjes.

Këtë javë në disa kisha në Francë janë mbajtur meshat e së dielës, pas gati tre muaj ndërprerje të të gjitha riteve fetare. bsh/

Back to top button
Close
Close