BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Më shumë se 160 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në minierën për zhadë në Mjanmar (video)

– Gjatë rrëshqitjes së dheut në minierën për zhadë në veri të Mjanmarit deri më tani janë gjetur trupat e mbi 160 minatorëve ndërsa ekziston frika se numri i të vdekurve është edhe më i madh, bënë të ditur sot autoritetet lokale përderisa kërkimi pas minatorëve edhe më tutje po zgjat, dy ditë me radhë.

Jangon, 3 korrik 2020 (MIA) – Gjatë rrëshqitjes së dheut në minierën për zhadë në veri të Mjanmarit deri më tani janë gjetur trupat e mbi 160 minatorëve ndërsa ekziston frika se numri i të vdekurve është edhe më i madh, bënë të ditur sot autoritetet lokale përderisa kërkimi pas minatorëve edhe më tutje po zgjat, dy ditë me radhë.

Një grumbull i madh mbetjesh nga miniera ka rënë në liqen, duke shkaktuar një valë të madhe baltë dhe ujë që përfshiu shumë minatorë.

Deri mbrëmë ishin gjetur trupat e 162 minatorëve, bënë të ditur zjarrfikësit.

Përfaqësuesi i Ministrisë lokale për Informacione, Tar Lin Maung, megjithatë sot deklaroi se deri më tani janë gjetur trupat e 161 personave, ndërsa 43 janë hospitalizuar.

“Operacioni për shpëtim edhe më tutje po zgjat”, tha ai.

Rreth gjysma e viktimave fillimisht duhet të identifikohen, tha ai, duke shtuar se shumë nga ata ishin emigrantë të cilët jetonin në tenda të vogla në afërsi të minierës.

“Sot duhet të organizohet takim në të cilin duhet të sigurohet ndihmë financiare për familjet e viktimave tha ai. Rreth 80.000 dollarë amerikanë ka donuar qeveria rajonale, shoqata e industrialistëve, shoqatat e artarëve dhe një kompani miniere.

Minatorët punonin në rajonin Hpakant, në shtetin Kaçin, që është qendër e industrisë për zhadë në Mjanmar. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close