BotëBotë.Portal

Më shumë se 150.000 të huaj në Tajlandë u kanoset burgim për shkak të vizave të skaduara

Më shumë se 150.000 shtetas të huaj duhet të vazhdojnë vizat e tyre turistike deri më 26 shtator, përndryshe ata do të akuzohen për shkelje të periudhës ligjore të qëndrimit legal në Tajlandë.

Bangkok, 21 shtator 2020 (MIA) – Më shumë se 150.000 shtetas të huaj duhet të vazhdojnë vizat e tyre turistike deri më 26 shtator, përndryshe ata do të akuzohen për shkelje të periudhës ligjore të qëndrimit legal në Tajlandë.

Ky paralajmërim u dërgua nga zëvendës përfaqësuesi i Shërbimit të Imigracionit të Mbretërisë.

“Sipas ligjit tajlandez, kjo shkelje dënohet me burg dhe gjobë”, deklaroi administratori për “Bangkok Post”, duke shtuar se shkelësit mund të dëbohen në vendet e tyre të lindjes. Përveç kësaj, një i huaj, viza e të cilit ka skaduar për më shumë se 90 ditë, ka ndalesë të për hyrje në Tajlandë për një vit.

Shumë të huaj mbetën në Tajlandë në fund të muajit mars kur pandemia e koronavirusit ndërpreu fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve dhe mbylli kufijtë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Për këtë shkak, autoritetet e vendit zgjatën tre herë amnistinë e vizave për turistët, por afati përfundon më 26 shtator. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close