EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Më shumë se 1.400 komuna franceze imponuan mbajtjen e maskës jashtë hapësirave

Që të ndalohet përhapja e koronavirusit në Francë, maskat prej tani do të jenë të nevojshme të mbahen edhe në qendrat e qytetit, në tregje dhe në sipërfaqe të gjelbra siç janë parqet, njofton korrespondenti i MIA-s në Paris.

Paris, 8 gusht 2020 (MIA) – Që të ndalohet përhapja e koronavirusit në Francë, maskat prej tani do të jenë të nevojshme të mbahen edhe në qendrat e qytetit, në tregje dhe në sipërfaqe të gjelbra siç janë parqet, njofton korrespondenti i MIA-s në Paris.

Për herë të parë ka qenë e detyrueshme të mbahet maskë në gjitha vendet publike më 20 korrik. Tani ai detyrim është zgjeruar edhe në shumë qendra të qytetit.

Më shumë se 60 komuna në Majen, ku virusi aktivisht qarkullon veçmë disa javë, kanë vendosur detyrimin për mbajtjen e maskës. Dhe ajo është radikale. Maska patjetër të mbahet në gjitha vendet në qytet siç janë Lavali, Majen, Shanzhe ose Luvinjë dhe mund të hiqet vetëm në shtëpi.

Brest, Bajon, Nansi, Strasbur, Le Tuket, Valensien, Kan, Nicë, Orelans… Edhe shumë qytete tjera kërkojnë mbajtjen e maskës dhe në çdo kohë (që është më rrallë si në Majen) ose në pjesë të definuara siç janë vendet turistike dhe tregjet dhe në periudha të caktuara. Në Marsej kjo i referohet vetëm tre zonave, njëjtë edhe në Ren ku është e obligueshme në qendrën e qytetit dhe tregjet e hapura.

Në Paris situata është ende e paqartë dhe kështu rreth 1.400 komuna e kanë imponuar këtë detyrim të mbajtjes së maskës. tg/fab

Таг
Back to top button
Close
Close