0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Më shumë se 1.300 të vdekur nga Kovid-19, gjithnjë e më shumë mjekë të infektuar

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri është rritur në 1.383, ndërsa janë regjistruar edhe 5.090 raste të reja, që është numër rekord.

Pekin, 14 shkurti 2020 (MIA) – Numri i viktimave nga koronavirusi i ri është rritur në 1.383, ndërsa janë regjistruar edhe 5.090 raste të reja, që është numër rekord.

Me Kovid-19 janë infektuar gjithsej 64.435 persona prej më shumë se 25 vende në botë, ndërsa mes të infektuarve në Kinë ka më shumë punonjës mjekësor, të cilët janë përkujdesur për të sëmurët.

Mediat lokale transmetojnë se në një spital janë infektuar 130 deri 500 punonjës të shëndetësisë.

Tani për tani më së shumti të sëmurë ka në Kinë, me tre raste të vdekjes të lajmëruar jashtë vendit, prej të cilëve rasti i fundit i vdekjes është një grua 80 vjeçare në Japoni.

Rritja e shpejtë e numrit të pacientëve të rinj me koronavirus dje ishte pasojë e rishikimit të kritereve diagnostikuese, pasi më herët si raste të konfirmuar u konsideronin vetëm pacientët, rezultatet e të cilëve nga testimi ishin pozitivë në Kovid-19. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close