0_Maqedoni.PortalShoqëri

Më shumë reshje të shiut në Ohër dhe Lazaropole, gjatë ditës reshjet do të ndalen

Gjatë 24 orëve të fundit më shumë reshje të shiut ka pasur në Ohër dhe Lazaropole - tre litra në metër katror, si dhe në Shkup, Kumanovë, Kriva Pallankë, Mavrovë, Krushevë dhe Dojran.

Shkup, 20 shkurt 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit më shumë reshje të shiut ka pasur në Ohër dhe Lazaropole – tre litra në metër katror, si dhe në Shkup, Kumanovë, Kriva Pallankë, Mavrovë, Krushevë dhe Dojran.

Borë ka nëpër male, por shumë pak. Në Kodrën e Diellit – tre centimetra, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë dy centimetra dhe në Lazaropole një centimetër.

Për sot sinoptikanët paralajmërojnë reshje shiu, ndërsa në zonat malore dëborë. Në orët e pasdites reshjet do të ndalen dhe do të ketë vetëm në pjesët jugore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulet. Temperatura maksimale prej 5 deri 10 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri nëntë gradë Celsius. sn/

Back to top button
Close
Close