0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - SllajderMIA InvestigonReportazhShoqëriVideo deklaratë

Me respektimin e masave dhe në ambient të hapur, këtë vit pjesëmarrje e kënaqshme në Panairin e librit

Gjendja me koronavirusin sivjet ka qenë arsyeja për herë të parë Panairi i librit të mbahet në ambient të hapur. Organizatorët që për herë të parë përballen me këtë lloj krize nuk ka qenë e lehtë të organizojnë Panair njëjavor me faktin se nuk kanë pritur që vizitueshmëria të jetë e madhe. Megjithatë vizitorët janë paraqitur në numër të kënaqshëm dhe maksimalisht kanë respektuar masat e mbrojtjes nga virusi. Në hyrjen e Panairit të gjithë që hyjnë brenda së pari ju matet temperatura e trupit, ndërsa janë vendosur edhe mjete për dezinfektim. Derisa ekipi i MIA-s ka qenë për vizitë në Panair kemi vërejt se të gjithë vizitorët kanë pasur maskë mbeojtese. 

Shkup, 12 shtator 2020 (MIA) – Gjendja me koronavirusin sivjet ka qenë arsyeja për herë të parë Panairi i librit të mbahet në ambient të hapur. Organizatorët që për herë të parë përballen me këtë lloj krize nuk ka qenë e lehtë të organizojnë Panair njëjavor me faktin se nuk kanë pritur që vizitueshmëria të jetë e madhe. Megjithatë vizitorët janë paraqitur në numër të kënaqshëm dhe maksimalisht kanë respektuar masat e mbrojtjes nga virusi. Në hyrjen e Panairit të gjithë që hyjnë brenda së pari ju matet temperatura e trupit, ndërsa janë vendosur edhe mjete për dezinfektim. Derisa ekipi i MIA-s ka qenë për vizitë në Panair kemi vërejt se të gjithë vizitorët kanë pasur maskë mbeojtese.

Në tendën e Shtëpisë botuese, ArsLlamina takuam të riun Dushko Trifunovski i punësuar në këtë shtëpi dhe autor i veprave “Për 30 ditë…kësaj here”, “Për dy ditë tha PO”…

Ai është i lumtur që edhe krahas pandemisë, botuesit përsëri janë ngritur në këmbë dhe kanë organizuar ngjarjen.

“Këtë vit jemi të lumtur edhe krahas pandemisë, i gjithë problemi që u krijua si botues të gjithë arritëm të ngritemi në këmbë dhe në një mënyrë të organizohet ngjarja e cila përsëri do të jetë sipas terkut të viteve të kaluara që të mos ngecim edhe këtë vit”, tha ai për MIA-n.

Sipas tij, fokusi sivjet është vendosur më shumë në autorët nga Maqedonia, ndërsa librat e tyre janë me zbritje të mirë.

Trifunovski ka pranuar se çdo vit është e njëjta përpjekje, angazhim i njëjtë, ndërsa ashtu do të jetë edhe vitin e ardhshëm.

Lidhur me vizitueshmërinë, Trifiunovski ka thënë se është i kënaqur, ndërsa gjatë fundjavës priten më shumë vizitorë.  Gjatë fundjavës ka edhe numër të madh të promovimeve, mes të cilëve edhe nga Tosho Malerot sivjet me librin e tij, Jana Misho me “Unë jam MIA”, “MIA në Amsterdam”- libra dhe autorë që veçmë janë të njohur për lexuesit dhe për atë Panairi do të vizitohet në numër të madh.

Zbritjet që i ofron Shtëpia botuese ArsLlamina janë nga 20 deri 70 për qind, ndërsa ka edhe tituj që janë edhe deri në 80 për qind zbritje, që siç tha Trifunovski të jetë edhe sipas xhepit të qytetarëve.

Ndërkohë, edhe Shtrëpia botuese Antolog ofron përzgjedhje të mirë të titujve për secilën moshë. Sipas Sofija Stojkovit, vizitueshmëria e Panairit është e kënaqshme edhe krahas situatës me koronavirusin. Ajo zbulon se cilat janë zhanret më të kërkuara të librave- trilerët me çka edhe janë përmbushur pritjet e tyre.

“Ashtuqë unë mendoj se fotografia e plotë është se duhet të jemi të kënaqur, fundjava që vjen pritet vizitueshmëri edhe më e madhe veçmas për atë jashtë Shkupit. Ashtuqë besoj se askush nuk do të largohet i pakënaqur këtë vit”, ka thënë Stojkov për MIA-n.

Masat thotë se në mënyrë të shkëlqyeshme respektohen pasi për të gjithë që nuk i respektojnë na vazhdimësi shëtitet siguria në hapësirat e Panairit.

Vërejtëm se një pjesë e madhe e vizitorëve që i takuam në Panair i kanë respektuar masat duke mbajtur maskë dhe distancë.

“Në Panairi erdha të blej ndonjë libër interesant dhe të shoh se çka do të ofrojnë këtë vit, kush janë Shtëpitë botuese. Më së shumti lexoj trilerë nga “Dua libra”, ndërsa libri i fundit që e kam lexuar ka qenë “Aleks”. Masat në masë të madhe po respektohen, masin temperaturën në hyrje, shoh se të gjtihë mbajnë maskë, respektohen”, tha një lexuese.

Panairi i librit do të zgjat deri më 14 shtator. Në të prezantohen më shumë se 40 Shtëpi botuese me edicione të reja. Panairi mbahet nën slloganin “Imagjino një pamje tjetër”.

Bisera Trajkovska

Marija Spasovska

foto: Frosina Naskoviq

 

 

 

Back to top button
Close
Close