0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Më pak lindje, ndërsa më shumë vdekje në tremujorin e dytë

Numri i  fëmijëve  të lindur të gjallë në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është ulur për 6,5% dhe është 4 596, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

Shkup, 27 gusht 2020 (MIA) – Numri i  fëmijëve  të lindur të gjallë në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është ulur për 6,5% dhe është 4 596, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

Rritje prej 3.0% ka edhe te numri i personave të vdekur. Në tremujorin e dytë kanë vdekur 5 064, ndërsa prej tyre 51 janë foshnja.

Rritja natyrore është -468, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur.

Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor të këtij  viti është ulur për 66.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 dhe është 1 147 martesa.

Në tremujorin e dytë, sipas evidencës statistikore janë divorcuar 181 çifte. ar/

 

Back to top button
Close
Close