0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiPolitikë

Me ndihmën e Bankës Botërore do të modernizohen bujqësia dhe shërbimet administrative të sigurimit social

Projekt për modernizim të bujqësisë në vlerë prej 50 milion euro dhe projekt për administrim të sigurimit social është projektuar  në 13,8  milion euro, do të realizohen  në suaza të Korrnizës katër vjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Projekt për modernizim të bujqësisë në vlerë prej 50 milion euro dhe projekt për administrim të sigurimit social është projektuar  në 13,8  milion euro, që do të realizohen  në suaza të Korrnizës katër vjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore.

Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi para Kuvendit i arsyetoi ligjet me miratimin e të cilave mundësohet financimi i këtyre projekteve.

“Projekti për modernizim të bujqësisë do të kontribuojë për përmirësim të cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe vendosjen e standardeve në prodhimtarinë bujqësore, me çka do të rritet vlera dhe konkurenca e prodhimeve bujqësore  në tregjet ndërkombëtare, do të vendoset sistem për  largim të sigurt të nënprodukteve me preardhje nga kafshët, do të përforcohen  kapacitetet institucionale, në drejtim të planifikimit mbi bazë të dëshmive, monitoringut dhe evaluimit të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural, pastaj do të përforcohen kapacitetet institucionale për shfrytëzim më të mirë të Fondeve evropiane dhe do të vendoset sistem për menaxhim me tokën bujqësore  shtetërore”, theksoi Elezi.

Projektin do ta implementojë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila do të vendosë dhe mirëmbajë Njësi për impelemtim të projektit (NJIP), përgjegjëse për realizimin e projektit.

Vlera e tërësishme  e projektit është 50 milion euro, prej të cilave 46  milino euro janë hua nga Banka Botërore, ndërsa katër milion janë grant nga BE-ja.

“Projekti për administrim  të sigurimit social do ta përparojë  cilësinë e shërbimeve në administrimin e sigurimit social dhe atë përmes  vendosjes së regjistrit të vetëm të centralizuar për sigurim social, përparimin dhe modernizimin  e proceseve afariste të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, me qëllim që siguruesve  në shtyllën e parë t’u shërbejë në mënyrë  më efikase dhe më efektive”, potencon Elezi, duke e arsyetuar ligjin  për detyrimim të RMV-së me hua te BB sipas Marrëveshjes për hua të financimit të projekteve për administrim të sigurimit social.

Projektin do ta implementojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. sa/

 

 

Back to top button
Close
Close