0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalTemë

Me gjysmë milion euro, përmirësohet oferta turistike e Mavrovës

Me gjysmë milion euro, komuna e Mavrovës dhe Rostushës dhe parku kombëtar "Mavrovë" do të përmirësojnë ofertën turistike dhe disponueshmërinë e bukurive natyrore në këtë zonë. Deri në fund të vitit, duhet të zbatohet një projekt që përfshin ndërtimin e pikave për piknik, pikat e vëzhgimit, rinovimin e shtigjeve për alpinizëm , furnizimin e automjeteve për foto-safar dhe objektet e tjera të destinuara për qëndrim në natyrë.

Gostivar, 20 maj 2020 (MIA) – Me gjysmë milion euro, komuna e Mavrovës dhe Rostushës dhe parku kombëtar “Mavrovë” do të përmirësojnë ofertën turistike dhe disponueshmërinë e bukurive natyrore në këtë zonë. Deri në fund të vitit, duhet të zbatohet një projekt që përfshin ndërtimin e pikave për piknik, pikat e vëzhgimit, rinovimin e shtigjeve për alpinizëm , furnizimin e automjeteve për foto-safar dhe objektet e tjera të destinuara për qëndrim në natyrë.

Me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet partnerëve në këtë projekti, Institucioni Publik  Parku Kombëtar  (IPPK) Mavrovë dhe komuna e Mavrovës dhe Rostushës, aktivitetet për prokurimin dhe fillimin e punimeve në terren kanë filluar këto ditë. Investimet e planifikuara në infrastrukturën në lidhje me turizmin janë pjesë e një projekti që duhet të mundësojë zhvillimin e turizmit në Mavrovë dhe përgjatë luginës së Radikës.

“ Komuna është bartëse e këtij nën-granti dhe realizimi i tij tashmë ka filluar. Përmes tij, një sasi e konsiderueshme fondesh do të investohen për zhvillimin e turizmit. Partnerët në projektin “Zhvillimi i Turizmit në Luginën e Mavrovës” morën një grant në vlerë prej 32.080.623 denarësh nga Banka Botërore përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe projekti është implementuar përmes Njësisë së Implementimit të Projektit (NJIP) “Konkurrenca lokale dhe rajonale”, deklaroi  për  MIA-n,  Medat Kurtovski, kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës.

Kurtovski theksoi se janë duke u vlerësuar ofertat për ndërtimin e urave prej druri, vendeve për piknik, vendeve për vëzhguesit dhe shënimi i shtigjeve alpine.

Përmbajtje tërheqëse për një qëndrim më të gjatë në natyrë

Shumica e përmbajtjeve dhe aktivitetet e planifikuara janë në territorin e menaxhuar nga parku më i madh kombëtar në vend. Sipas kreut të PK Mavrovë, pas realizimit të përmbajtjeve të planifikuara, vizitorët do të kenë kushte dhe mundësi të përmirësuara për të shijuar kontaktin me bukuritë natyrore në park.

“Ne jemi të kënaqur me aprovimin e këtij projekti dhe do të punojmë për realizimin e plotë të tij. Ne presim që oferta turistike e parkut kombëtar dhe bashkisë të përmirësohet dhe i gjithë komuniteti të përfitojë nga ky bashkëpunim. Pas përfundimit të aktiviteteve, ne besojmë se rajoni ynë do të jetë një vend më tërheqës për të gjithë vizitorët” thotë  Samir Ajdini, drejtor i PK Mavrovë.

Me projektin i cili planifikohet që të përfundojë deri në fund të vitit, rajoni I Mavrovës do të ketë vende  të reja dhe të rinovuara siç janë: tre lokacione të rregulluar piknikësh pranë fshatrave Velebërdë, Prisojnicë dhe Leunovë. Është planifikuar rregullimi i shtegut  që të çon në ujëvarën e Dufit afër Rostushës duke zgjeruar shtegun në vende të caktuara, duke instaluar ura dhe vendkalime të reja dhe gardh mbrojtës.

Një risi në ofertën turistike në territorin e PK Mavrovë do të jetë vendosja e tre pikave vëzhguese për monitorimin e kafshëve. Organizimi i shëtitjeve turistike, turave të alpinizmit dhe turave të vëzhgimit të kafshëve të egra do të mundësohet me blerjen e dy automjeteve të transportit. Për dashamirët e alpinizmit dhe çiklizmit malor  do të ketë shënime të reja për 24 shtigje alpine dhe shtigje për çiklizëm malor me zgjidhje të reja teknologjike (kode QR).

Informacioni do të përmirësohet ndjeshëm me pesë kioska informacioni në pesë vendet turistike më të vizituara në territorin e parkut dhe të bashkisë. Në këto vedne do të ketë internet dhe energji elektrike dhe çdo vizitor do të jetë në gjendje të marrë informacionin e nevojshëm turistik për rajonin përmes tyre. Nga pikëpamja e ekologjisë, do të jetë e mundur të përdoren biçikleta elektrike. Për këtë qëllim, do të blihen 10 biçikleta elektrike.

Në disa vende, do të vendosen kosha të rinj për mbeturina dhe stola dhe do të ndërtohet një mini-park për fëmijë pranë qendrës së informacionit për vizitorët dhe për banorët vendas.

Një risi do të jetë harta (maketë) tri-de e parkut, e destinuar për një pamje interaktive të territorit, e cila tashmë është porositur dhe do të përdoret nga vizitorët në qendrën e informacionit. Popullarizimi i parkut dhe tiparet e tij do të bëhet me spote promovuese të sezonit turistik të verës dhe të dimrit.

Me këtë investim, është planifikuar të punohet në një strategji të re dhjetëvjeçare për turizmin, rikuperimin e ndihmave teknike dhe mobiljeve në Qendrën Informative të Turizmit.

Për realizimin e projektit, IPPK Mavrovë dhe komuna e Mavrovës dhe Rostushës ndanë fonde nga burimet e tyre me vlerë prej dhjetë për qind të vlerës së projektit për bashkëfinancim të tij.

Back to top button
Close
Close