EvropëEvropë.Portal

Me dronë janë incizuar pjesë të qyteteve nëpër botë, gjithçka është shkretë shkaku i koronavirusit (video)

Nga Budapesti i zbrazët deri tek plazhet e shkreta në Brazil, qytetet nëpër botë duket se janë braktisur.

Londër, 27 mars 2020 (MIA) – Nga Budapesti i zbrazët deri tek plazhet e shkreta në Brazil, qytetet nëpër botë duket se janë braktisur.

Shumica e popullsisë është tërhequr në shtëpitë e tyre me qëllim për ta parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit, kështu që rrugët janë plotësisht bosh, shkruan Euronjuz.

Incizimi i cili është bërë me dronë në disa qytete të botës, fillimisht e përshkruan kryeqytetin hungarez Budapest, duke i treguar rrugët e tij boshe dhe monumentet pa vizitorë. Pastaj kamera lëviz në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë.

Në Stamboll, Turqi, qytet i cili ka shumë frekuencë, vetëm disa makina mund të dallohen në rrugë, ndërsa plazhet boshe të Rio de Zhaneiro lënë një përshtypje të tmerrshme.

Qyteti i fundit i cili është incizuar me dronë është kryeqyteti portugez, Lisbonë. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close