0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Me Dekret të Qeverisë është stopuar pagesa e paushalleve dhe kompenismeve

Qeveria sot miratoi Dekret me të cilin rregullohet kufizimi i së drejtës së pagesës së paushalleve për anëtarët ekzekutivë të Bordeve të drejtorëve, kompensimet në të holla të kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës, kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave të vetëqeverisjes lokale dhe kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve, grupeve punuese dhe trupave këshilldhënës dhe të ekspertëve të formuara nga Qeveria dhe organet e njësive të pushtetit lokal, të cilët njëkohësisht janë të punësuar gjatë kohëzgjatjes të gjendjes së jashtëzakonshme.

Shkup, 6 prill 2020 (MIA) – Qeveria sot miratoi Dekret me të cilin rregullohet kufizimi i së drejtës së pagesës së paushalleve për anëtarët ekzekutivë të Bordeve të drejtorëve, kompensimet në të holla të kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës, kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave të vetëqeverisjes lokale dhe kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve, grupeve punuese dhe trupave këshilldhënës dhe të ekspertëve të formuara nga Qeveria dhe organet e njësive të pushtetit lokal, të cilët njëkohësisht janë të punësuar gjatë kohëzgjatjes të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sipas Dekretit, këtyre personave, përfundimisht me dhjetorin e vitit 2020 nuk u paguhen kompensimet në të holla, si dhe kompensimet për shpenzime të rrugës dhe shpenzime të tjera materiale. Dekreti nuk ka të bëjë me persona të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore janë evidentuar si persona të papunë në Agjencinë për punësim”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. ab/

Back to top button
Close
Close