0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

MD: VMRO-DPMNE mund të dorëzojë amendamente për ligjin e PP-së, gjithçka tjetër është alibi

Ligji ende është na tryezë dhe nëse VMRO-DPMNE dëshiron të merr pjesë në procesin, atëherë le të përgatis amendamente të këtij teksti- gjithçka tjetër është alibi për mosmiratimin e ligjit, thonë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me deklaratën e sotme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për ligjin

Shkup, 4 shkurt 2020 (MIA) – Ligji ende është na tryezë dhe nëse VMRO-DPMNE dëshiron të merr pjesë në procesin, atëherë le të përgatis amendamente të këtij teksti- gjithçka tjetër është alibi për mosmiratimin e ligjit, thonë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me deklaratën e sotme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për ligjin.

“Ligji për Prokurorinë publike është përpiluar gjatë kohë në Ministrinë e Drejtësisë, nga grupi i punës ku kanë marrë pjesë ekspertë vendor, opinioni publik, prokurorë publik, poashtu edhe ekspertë të huaj dhe prokurorë publik të huaj që japin sugjerime dhe mendime për çështje të caktuara lidhur me ligjin. Ligji ende është në tryezë dhe nëse VMRO-DPMNE dëshiron të merr pjesë në procesin, atëherë le të përgatit amendamente të këtij teksti- gjithçka tjetër është alibi për mosmiratimin e ligjit”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Mickoski sot ka kërkuar që profesorë dhe ekspertë të përgatisin zgjidhje për ligjin e Prokurorisë publike që siç tha, “VMRO-DPMNE pa rezervë do ta mbështesë.

Ai ka propozuar që të formohet ekip ekspertësh ku do ishin të përfshirë profesorët e të drejtës kushtetuese dhe penale, Vllado Kambovski, Gordana Siljanovska, Nikolla Tupançevski, Gordan Kallajxhiev, Tanja Karakamisheva dhe Gordana Llazhetiq.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev kanë ftuar në konsensus të partive politike për ligjin.

Spasovski ka thënë se me këtë në vepër do të dëshmohet se të gjithë janë për plotësimin e qëllimit strategjik- BE dhe NATO.

Zaev dje ka deklaruar se ligji për Prokurorinë publike duhet të miratohet sipas agjendës së dakorduar ndërpartiake parlamentare para shpërbërjes së Kuvendit më 12 shkurt. Nëse ajo nuk ndodhë, Zaev ka thënë se e mundur është anulimi i shpërbërjes së Kuvendit dhe shtyrja e zgjedhjeve. fab/

 

 

 

Back to top button
Close
Close