0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhurMIA Investigon

Mbyllni makinat, Koronavirusi nuk kursen as pronarët e veturave

Koronavirusi nuk i kursen pronarët e veturave. Për arsye se pjesa më e madhe e njerëzve qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, makinat e tyre, kamionçinat dhe xhipat janë parkuar pa mbikëqyrje në rrugë, duke i bërë ato pre për hajdutët.

27 maj 2020

BTA/AP

Koronavirusi nuk i kursen pronarët e veturave. Për arsye se pjesa më e madhe e njerëzve qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, makinat e tyre, kamionçinat dhe xhipat janë parkuar pa mbikëqyrje në rrugë, duke i bërë ato pre për hajdutët.

Vjedhjet e makinave u rritën 63 për qind në Nju-Jork dhe gati 17 për qind në Los Angeles nga 1 janari deri në mes të majit për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shumë agjenci të zbatimit të ligjit në të gjithë vendin po raportojnë gjithashtu një rritje të vjedhjeve të makinave dhe gjërave në makina, megjithëse krimi i përgjithshëm ka rënë në mënyrë dramatike në mbarë vendin gjatë pandemisë. Ky është një krim me rrezik të ulët, potencialisht me fitim të lartë, thonë nga policia, veçanërisht pasi shumë shoferë lënë makinat e tyre të hapura apo edhe me çelësat e tyre brenda.

“Është njësoj si të vendosësh një afishe në dritare me fjalët, ‘Ejani të merrni gjërat e mia,” tha Aleks Villanueva, sherif në Los Anxheles.

Në Austin, Teksas, rreth 72 për qind e 322 makinave të vjedhura kishin çelësat të lëna brenda. Numri i përgjithshëm i vjedhjeve të makinave në prill u rrit me rreth 50 për qind dhe vjedhjet e makinave u rritën për dy për qind në krahasim me prillin e vitit 2019.

Elementet e kësaj “stuhie”: Shoferët janë në shtëpi dhe nuk i përdorin shpesh ose i kontrollojnë makinat e tyre. Shkollat janë të mbyllura dhe shumë të rinj po enden dhe nuk shqetësohen të provojnë fatin e tyre. Kriminelët kanë më shumë kohë, ose u duhen para të shpejta për të ruajtur shprehitë e tyre të drogës.

“Sot ju mund të futeni në internet dhe të mësoni se si të hyni në një makinë me vetëm një klik në YouTube”, tha Verano.

Ai është nga ata persona që dinë se çfarë flasin: Një vit më parë, dikush hyri në pikapin e tij të mbyllur, Ford F-150, një nga makinat që vidhen më tepër.

Sipas detektivit të policisë së Solt Lejk Sitit, Greg Uilkin, rritja prej 22 për qindësh ka të ngjarë të bjerë në një numër të vogël kriminelësh që veprojnë në parimin e grabitjes së shpejtë.

“Duhen vetëm 10 sekonda,” thotë ai.

“Ata nuk qëndrojnë në makinën tuaj për një kohë të gjatë, ata thjesht ” thyejnë – vjedhin – dhe largohen”, shpesh në mes të ditës.

Baltimore është duke bërë fushata për të zvogëluar numrin e vjedhjeve të makinave dhe grabitjeve që duket se po jep rezultate të mira.

Vjedhjet në makina u ulën me 24 për qind dhe vjedhjet e makinave me 19 për qind nga janari deri në maj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas kolonelit Riçard Vorlei, shef i shërbimit të patrullës, kjo bëhet pjesërisht për shkak të përpjekjeve aktive për t’i kujtuar banorët që të mbyllin makinat e tyre, t’i marrin çelësat e tyre në shtëpi dhe të parkojnë në vende të ndriçuara mirë. Në lidhje me këtë, pandemia në të vërtetë ka ndihmuar policinë: Njerëzit janë në shtëpi, lëvizin më pak me makinat e tyre dhe shikojnë se çfarë po ndodh në lagje. Policët tani kanë më shumë kohë për të patrulluar me kujdes, pasi thirrjet e tyre për krime të rënda ose raste të tjera janë zvogëluar. Një hajdut u arrestua kohët e fundit pasi automjet u ndalua për kontroll dhe në të u gjetën 13 katalizatorë makinash të vjedhur.

Ndonjëherë, megjithatë, është gjithçka çështje fati, siç ka qenë për Lindsi Eldrixh, koordinatore locale policie për marrëdhëniet me publikun. Ajo harroi çelësat tek mbajtësi i gotës, në makinën e saj.

U kujtua pak para se të binte në gjumë.

“Edhe ajo mund të ishte një nga numrat vijues në statistika,” tha Vorli.

Back to top button
Close
Close