EvropëEvropë.Portal

Mbyllen plazhet në Spanjë

Autoritetet në Spanjë, kanë urdhëruar mbylljen e dhjetëra plazheve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri për shkak të numrit të madh vizitorëve gjatë fundjavës.

Madrid, 8 korrik 2020 (MIA) – Autoritetet në Spanjë, kanë urdhëruar mbylljen e dhjetëra plazheve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri për shkak të numrit të madh vizitorëve gjatë fundjavës.

Pothuaj 30 plazhe në Kosta del Sol, u mbyllën të dielën, ndërsa plazhet në Malaga u detyruan ta zvogëlojnë numrin e vizitorëve për të mbajtur distancë sociale.

Rreth 55 plazhe janë mbyllur në Andaluzi, ndërsa në Kadiz është mbyllur një plazh për shkak të numrit të madh të vizitorëve.

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar të ri me Kovid-19, karantina është rivendosur gjatë fundjavës në Galicia dhe Katalonia.

Gjendja me epideminë pritet të përkeqësohet për shkak të rritjes së numrit të turistëve të huaj. Spanja, e vizituar nga rreth 80 milionë turistë në vit, është vendi i dytë më i vizituar, pas Francës.

Në Spanjë, 299.210 persona u infektuan me Kovid-19, prej të cilëve 28.392 persona kanë vdekur. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close