BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Mbyllen mbi 20 për qind nga bizneset e vogla në Shqipëri

Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri janë ndër më të goditurat nga pandemia e Kovid-19, sipas kryetarit të Shoqatës së Bizneseve të Vogla, Albert Naso.

Tiranë, 28 maj 2020 (MIA) – Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri janë ndër më të goditurat nga pandemia e Kovid-19, sipas kryetarit të Shoqatës së Bizneseve të Vogla, Albert Naso.

Sipas tij, mbi 20 për qind e bizneseve të vogla tashmë u ka vënë drynin dyerve dhe për shkak të pandemisë në nivelin e biznesit të përgjithshëm të vendit, 120.000 persona kanë humbur punën e tyre.

“Problemet janë të ndryshme. Në Shqipëri, 95 për qind e bizneseve janë biznese të vogla dhe të mesme, që punësojnë në mes një dhe katër punëtorë, dhe vetëm pesë për qind janë biznese të mëdha me më shumë se 200 punonjës. Me mbikëqyrjen e qeverisë për shkak të Kovid-19, 91.000 biznese mbyllën dyert e tyre, ndërsa vetëm 6.000 biznese u lejuan të operojnë. Ne kemi thënë më parë se biznesi mund të përballojë vetëm krizën për rreth 20 ditë, ndërsa tani kanë kaluar tre muaj”, deklaroi Naso për televizionin Ora Njuz.

Ai shtoi se shumë pronarë të bizneseve tani japin me qira hapësirat e tyre.

“Ne dorëzuam 11 kërkesa në Qeverinë shqiptare, dhe vetëm një kërkesë u plotësua, përkatësisht shtyrja e bilancit të operacioneve. Më shumë se 20 për qind e bizneseve janë të falimentuara. Ne po flasim për mijëra vende pune. Ne si shoqatë vlerësojmë se janë rreth 120.000 persona që humbën punën për shkak të pandemisë dhe mosfunksionimit të biznesit”, shtoi ai.

Naso thekson se ndalimi i lëvizjes duhet të hiqet, sepse nëse lëvizja e kufizuar vazhdon, është më se e sigurt se 85 për qind të bizneseve të vogla do të dështojnë.

Kreu i industrisë shqiptare të tekstilit, Gjergj Buçuki, kohët e fundit tha se dëmi i vlerësuar ekonomik në muajin mars dhe prill, në nivelin kombëtar, arriti në dy miliardë dollarë amerikanë dhe se çdo vonesë në kthimin në normalitet do të rritë dëmet. Prandaj, ata kërkuan nga Qeveria për kthim të menjëhershëm në jetën normale ekonomike për të gjitha kategoritë e biznesit në të gjithë vendin. vt/bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close