BotëBotë.Portal

Mbrojtja siriane ka shkatërruar raketa izraelite mbi Damaskun

Mbrojtja ajrore e Sirisë ka shkatërruar disa raketa mbi Damaskun, të cilat vinin nga jugperëndimi përmes Lartësisë së Golanit, e kontrolluar nga Izraeli, transmeton agjencia shtetërore SANA.

Damask, 14 shkurt 2020 (MIA) – Mbrojtja ajrore e Sirisë ka shkatërruar disa raketa mbi Damaskun, të cilat vinin nga jugperëndimi përmes Lartësisë së Golanit, e kontrolluar nga Izraeli, transmeton agjencia shtetërore SANA.

Agjencia publikoi ​​gjithashtu video incizim, ku shfaqet operacioni sirian i mbrojtjes ajrore mbi Damaskun.

Sipas dëshmitarëve, shpërthime të forta u dëgjuan në qytet para mesnatës.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut kumtoi se raketat izraelite qëlluan në vendet e milicisë së mbështetur nga Irani në zonën mes aeroportit të Damaskut dhe vendbanimit Saed Zeinab, në jug të kryeqytetit.

Observatori gjithashtu pretendon se disa raketa arritën cakun, por nuk ka informacione për viktima. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close