BotëBotë.Portal

Mbreti japonez shfaqi shpresë se në vitin e ri nuk do të ketë katastrofa natyrore

Mbreti japonez Naruhito sot në fjalimin e tij të parë në vitin e ri shfaqi dëshirë që vitit 2020 të kalojë pa katastrofa natyrore.

Tokio, 2 janar 2020 (MIA) – Mbreti japonez Naruhito sot në fjalimin e tij të parë në vitin e ri shfaqi dëshirë që vitit 2020 të kalojë pa katastrofa natyrore.

Mbreti i cili e trashëgoi fronin vitin e kaluar në maj, mbretëresha Masako dhe anëtarët e tjerë të familjes i përshëndetën  dhjetëra mijëra japonezët të cilët ishin mbledhur para pallatit Mbretëror.

“Më vjen mirë që e festoj Vitin e ri Ri me ju. Por, në të njëjtën kohë, kujdesem që njerëzit të cilët vitin e kaluar ishin goditur nga tajfuni dhe reshmet e rrëmbyeshme. Shpresoj se ky vit i ri do të jetë i bukur, i qetë dhe pa katastrofa natyrore”, theksoi ai.

Dy herë në vit, për Vitin e Ri dhe për ditëlindjen e tij, mbreti japonez, paraqitet në ballkonin e Pallatit. Sot afër tij ishin edhe ish mbreti Akihito i cili abdikoi më 30 prill, që ishte për herë të parë një hap i tillë në vend për 200 vjet, dhe ish mbretëresha Maçiko.

Таг
Back to top button
Close
Close