BotëBotë.Portal

Mbretëresha afrikanojugore ndërroi jetë nga Kovid-19

Mbretëresha e Afrikës së Jugut, Nolojiso Sandile ka vdekur sot nga koronavirusi i ri, kumtoi familja mbretërore.

Johanesburg, 9 korrik 2020 (MIA) – Mbretëresha e Afrikës së Jugut, Nolojiso Sandile ka vdekur sot nga koronavirusi i ri, kumtoi familja mbretërore.

Motra e mbretit të tanishëm Zulu, Gudvill Zvelitini, mbretëresha 56-vjeçare Nolojisio ishte regjente e familjes mbretërore.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Siril Ramafosa e përshkroi mbretëreshën si një “bastion të vlerave tradicionale dhe lidere frymëzuese e popullit”, duke shtuar se ajo kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mbretërisë në Kejpin Lindor.

Në Afrikën e Jugut janë shtatë monarki, të cilat përfaqësojnë grupe dhe klane të ndryshme etnike. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close