0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDShoqëriStorje

Mbledhësi i kërpudhave gabon vetëm një herë

Ka shumë kërpudha këto ditë në malin Serta, thotë banori nga Negotina Mitko Vasilev, alpinist dhe mbledhës i kërpudhave. Ai për MIA-n sqaroi se kohë më parë Serta nuk ishte ashtu e stolisur me kërpudha sikur këtë vit, në këtë periudhë të vitit. Shiu dhe disa arsye tjera janë përputhur dhe kështu sivjet ka pasur më shumë kërpudha se zakonisht.

Negotinë, 27 gusht 2020 (MIA) – Ka shumë kërpudha këto ditë në malin Serta, thotë banori nga Negotina Mitko Vasilev, alpinist dhe mbledhës i kërpudhave. Ai për MIA-n sqaroi se kohë më parë Serta nuk ishte ashtu e stolisur me kërpudha sikur këtë vit, në këtë periudhë të vitit. Shiu dhe disa arsye tjera janë përputhur dhe kështu sivjet ka pasur më shumë kërpudha se zakonisht.

Të gjitha kërpudhat mund të konsumohen, ndërsa disa vetëm njëherë

Javën e kaluar ishin në kërkim për kërpudha dhe kanë gjetur vetëm një vërgan të vogël dhe kërpudha të livadhit. Për tre ditë invazion. Tha se më shumë ka vërgan të verës dhe atij të zi.

“Për kërpudhat si veza ose ato të kuqet mund të them se edhe ajo është shumë e pranishme, që zakonisht është rast i rrallë në këtë anë të malit Serta. Nga ana tjetër, ku janë fshatrat Garvan, Zagorci, Skorusha, ka më shumë, si çdoherë. Këtu ka shumë gabarë, vijnë për të mbledhur edhe nga pjesë të tjera të shtetit. Unë mblodha mjaftë për nevojat tona, t’i përgatisim disa herë të freskëta, por edhe do t’i ngrijmë disa prej tyre për periudhën e dimrit. Në të vërtetë shumë vite mbledh për kënaqësinë tonë personale. Për familjen. Pasi që e dimë se bëhet fjalë për ushqim të shëndetshëm”, theksoi Vasilev, i cili mbledh kërpudha rreth dyzetë vjet.

Ai apelon të bëhet kujdes që të mos gabohet, sepse ka kërpudha helmuese pothuajse identike me ato konsumuese dhe mund të jenë shumë afër tyre.

Përkujtova në ditën në të cilën para rreth pesëmbëdhjetë viteve e kalova me njerëz duke mbledhur kërpudha në malin Serta.

“Të gjitha kërpudhat konsumohen, por disa vetëm njëherë”, më tha atëherë në shaka Lazo Arsov, tani i ndjerë.

Mbledhësit e kërpudhave duan edhe të bëjnë shaka, ndonjëherë edhe në llogari të tyre.

“Ne në Tikvesh, kërpudhat i quajmë gabi dhe e dimë se mbledhësi gabon vetëm njëherë dhe asnjëherë më”, vazhdoi Arsov.

Mbledhësit e kërpudhave momentet e lira për mbledhjen e fryteve që palas ua dhuron natyra, ndërsa disa prej tyre vazhdimisht janë në kërkim pas kërpudhës më të shtrenjtë në botë, tartufit.

Kërpudhat si gratë, sa më të bukura, aq më helmuese

“Kërpudhat janë si gratë. Sa më të bukura që janë, aq më helmuese janë”, bënte shaka atëherë Lazar Vitanovski, alpinist dhe mbledhës i kërpudhave.

Vitanovski tani ka stazh prej dyzetë viteve. Kërpudhën e parë e ka prerë derisa ishte ushtar në njësinë speciale në APJ-në e dikurshme.

“Miqtë në fillim nuk konsumonin kërpudha. Por, duke na parë neve në vend si konsumojmë, u shkonin jargë, më pas i morën edhe ata pirunët. Tani shumica e tyre konsumojnë më shumë se ne”, e vazhdoi ai shakanë, derisa në diellin e ngrohtë kërkonin nëpër shpatet e malit Serta.

Njëherë, sqaroi ai, u kishin ardhur mysafirë dhe si nikoqir i mirë kishte vendosur në tryezë kërpudha të fërguara. Mysafirët hezitonin për të provuar. Kur më e kaluan frikën, pyetën kush ishte mësuesi që e ka mësurar për t’i njohur kërpudhat.

“Si të ta them, të gjithë që më mësuan kanë vdekur nga kërpudhat helmuese”, bëra shaka unë, ndërsa mysafirëve kërpudhat u mbetën në fyt, sqaron Vitanovski.

Një herë tjetër kishin “mysafirë të rëndësishëm” nga Shkupit të cilëve u kishin përgatitur kërpudha në natyrë në Kozhuf. Mysafirët pyetën për sa kohë vepron helmi eventual nga kërpudha, ndërsa nikoqirët u përgjigjën se zakonisht kjo ndodh për rreth dhjetë minuta. Dhe kështu vazhduan ata si specialistë për kërpudha të parët të provojnë nga gatimi dhe kështu pas dhjetë minutave edhe mysafirët filluan të provojnë.

“Mirë ama, pas një kohe u thash: Harrova tu tregoj se disa nga kërpudhat helmuese, megjithatë, fillojnë të veprojnë pas dy dite. Ka edhe të tilla që mund të bëjnë sherr edhe pas 15 ditëve. Të gjithë ishin me fytyra të ngrira”, përkujtoi ai.

Kërpudhat janë më të shijshme në tjegull të palarë në Kozhuf

Më vonë, shtoi miku i tij alpinist dhe mbledhës i kërpudhave Feno Nakov, u paraqitën mysafirë nga Shkupi dhe thonë se lloji i njëjtë i kërpudhave që ua dërguam për në shtëpi i kanë përgatitur, por nuk ishin të shijshme si në Kozhuf.

“Kishin bërë gjithçka që duhet. Madje kishin gjetur edhe tjegull për t’i pjekur në të, për shmek. I pyeta nëse rastësisht e kishin larë tjegullën, ata thanë po. Ja pra kjo është puna, assesi nuk është dashur të lahet. Ajo në Kozhuf asnjëherë nuk është larë, prandaj kërpudhat u kanë pëlqyer aq shumë”, ka Nakov.

Ai u kujtua kur para 40 viteve për herë të parë kishte mbledhur kërpudha. I kishte dërguar në shtëpi dhe e bashkëshorten Cveta, po mendonin se cili do të provonte i pari.

“Unë në atë kohë isha në mbrojtje dhe kisha page prej rreth 1.000 markave të atëhershme gjermane, ajo mësuese me rreth 400. Më tha, unë e para do të provoj, nëse janë helmuese ti do të mbetesh gjallë sepse e ke pagën më të lartë”, qeshi duke treguar ai.

Na zbuloi se çdoherë kur dikujt i përgatit nga kërpudhat e mbledhura ose i dhuron prej tyre, si një rregull i pashënuar, vetë ai i pari provon. Më tha se përveç që janë të shëndetshme, pjesa më e madhe e kërpudhave janë edhe afrodiziak.

Pas aq shumë shakave, ishte e rendit të mësojmë edhe diçka serioze.

Bashkëbiseduesit e mi pohojnë se kërpudhat helmuese zakonisht nuk dalin kur është ftohtë. Por kur është shumë ngrohtë, kërpudha helmuese ka me bollëk. Sipas letërsisë kroate, në vend ka pasur rreth njëmijë lloje të kërpudhave. Por “sherpaset” tonat janë të sigurta vetëm në tridhjetë lloje të kërpudhave që I mbledhin. Të dyshimtat I rrethojnë dhe nuk duan të eksperimentojnë.

Svetllana Darudova

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close