EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Mbi katër milionë banorë në Francë, tani të infektuar me Kovid-19

Pothuaj shtatë për qind e popullsisë në Francë ishte infektuar me Kovid-19 para mesit të muajit prill, përkatësisht 4.368.000 persona, njoftoi agjencia publike e shëndetit "Sante Publik Franse" (SPF), e cila paralajmëron rritje të përhapjes së virusit, transmeton korrespondenti e MIA-s.

Paris, 10 korrik 2020 (MIA) – Pothuaj shtatë për qind e popullsisë në Francë ishte infektuar me Kovid-19 para mesit të muajit prill, përkatësisht 4.368.000 persona, njoftoi agjencia publike e shëndetit “Sante Publik Franse” (SPF), e cila paralajmëron rritje të përhapjes së virusit, transmeton korrespondenti e MIA-s.

Në Francë, me përjashtim të Majen, ku janë shfaqur disa kllastere, Guajana dhe Majot, dy departamente tejoqeanike aktualisht të goditura fuqishëm nga epidemia, ekziston “trend i ri i rritjes së përhapjes së koronavirusit, megjithëse në nivel të ulët”, vëren SPF.

Javën e kaluar, numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit, shkalla e rasteve të reja dhe numri i ndërhyrjeve urgjente mjekësore për raste të dyshuara me Kovid-19 u rrit në krahasim me javën paraprake.

Nëse mesatarisht një person i infektuar infekton më pak se një person, epidemia zvogëlohet, nëse infekton edhe dy (R = 2), epidemia përhapet, nëse infekton një person (R = 1), epidemia përmbahet, shpjegon Sofi Voks nga SPF.

Për më tepër, “ne kemi trend të shtuar në numrin e rasteve të reja të konfirmuara, por numër që mbetet i matur. Ne nuk po flasim për shpërthim të rasteve, por ekziston lëvizje që kërkon kujdes”, sqaron Voks.

Autoritetet shëndetësorë paralajmërojnë për rrezikun e kthimit të epidemisë, veçanërisht pasi parandalimi po bie në mesin e popullatës dhe pushimet verore me siguri do të inkurajojnë sjelljet e rrezikshme dhe tubimet familjare dhe miqësore. Ndër 68 kllasteret që janë nën hetim më 8 korrik, 20 për qind i përkisnin familjes më të gjerë.

Testimi masiv i popullatës po kryhet në më shumë vende në Francë. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close