BotëBotë.Portal

Mbi 90 të vdekur nga përleshjet në veriperëndim të Sirisë

Rreth 96 persona janë vrarë në përleshjet në veriperëndim të Sirisë gjatë 48 orëve të fundit. Ky lajm u publikua nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Londër, 2 dhjetor 2019 (MIA) – Rreth 96 persona janë vrarë në përleshjet në veriperëndim të Sirisë gjatë 48 orëve të fundit. Ky lajm u publikua nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Në njoftimin e kësaj organizate me seli në Londër, forcat siriane, së bashku me ato ruse, janë përleshur me rebelët në disa fronte në Idlib.

Ky është numri më i madh i viktimave që kur armëpushimi, në fund të gushtit të këtij viti, hyri në fuqi.

Sipas aktivistëve në Idlib, përleshjet e reja dhe sulmet ajrore nga ana e aeroplanëve rusë shkaktuan valë të re të shpërnguljes së qytetarëve.

Në krahinën siriane Idlib, e cila gjendet në afërsi të kufirit me Turqinë, gjatë fundjavës janë kryer qindra sulme ajrore. oxh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close