BotëBotë.Portal

Mbi 90 persona e kanë humbur jetën në Etiopi në trazirat për shkak vrasjes së këngëtarit të njohur

Më shumëse 90 njerëz e humbën jetën në Etiopi në trazirat e shkaktuara në tërë vendin për shkak vrasjes të këngëtarit të njohur Haçalu Hundesa, publikuan sot mediat lokale.

Adis Abeba, 2 korrik 2020 (MIA) – Më shumëse 90 njerëz e humbën jetën në Etiopi në trazirat e shkaktuara në tërë vendin për shkak vrasjes të këngëtarit të njohur Haçalu Hundesa, publikuan sot mediat lokale.

Hundesa u qëllua dhe u vra të hënën në mbrëmje në kryeqytetin Adis Abeba, ndërsa ithtarët e tij i akuzuan forcat e sigurisë dhe vlerësojnë se vrasja është “motivuar politikisht”. Ai ka qenë pjesëmarrësit i theksuar në protestat antiqeveritare të cilat sollën deri në ndryshim të pushtetit në vitin 2018.

Vrasja e tij u shoqërua me protesta të dhunshme, përfshirë edhe tre sulme me bombë. Policia kumtoi se tre persona janë vrarë si të dyshuar për vrasjen.

“Në rajonin Oromia janë vrarë 81 persona gjatë protestave të dhunshme. Tetë qytetarë dhe dy policë e kanë humbur jetën në kryeqytetin Adis Abeba nga fillimi i protestave”, deklaroi shefi i policisë të televizionit nacional.

Këngëtari është varrosur sot në qytetin e tij të lindjes në Ambo, në rajonin qendror Oromia, sipas traditës të ortodokse etiopiane dhe me sigurim të përforcuar. Gjashtë persona janë lënduar në përleshjet mes policisë dhe njerëzve të cilët kanë dashur të marrin pjesë në varrim.

Në Adis Abeba, disa banorë kanë formuar njësi për vetëmbrojtje që ta mbrojnë pronën e tyre nga vandalët. Qindra automobilië u dogjën apo dëmtuan. Rrugët në qendrën e qytetit janë kryesisht të zbrazëta dhe përmes tyre kalojnë vetëm automjete zjarrfikëse dhe ambulancës. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close