0_Magazinë.PortalKuriozitete

Mbi 80.000 njëqindvjeçarë jetojnë në Japoni

Numri i banorëve të cilët kanë mbi 100 vite, në Japoni tejkaloi 80.000 njerëz. Këtë e kumtuan të dhënat zyrtare të Ministrisë japoneze të Shëndetit, Punës dhe Mirëqenies.

Tokio, 15 shtator 2020 (MIA) – Numri i banorëve të cilët kanë mbi 100 vite, në Japoni tejkaloi 80.000 njerëz. Këtë e kumtuan të dhënat zyrtare të Ministrisë japoneze të Shëndetit, Punës dhe Mirëqenies.

Më saktë, në Japoni për momentin jetojnë 80.450 persona më të moshuar se 100 vite – 9.176 njerëz më shumë se vitin e kaluar. Është vërejtur që 88 për qind – apo gjithsej 70.975 prej tyre janë gra.

Japonezja më e moshuar ka 117 vite dhe jeton në prefekturën Fukoka. Burri më i moshuar ndërkaq ka 110 vite dhe jeton në prefekturën Nara.

Vitin e kaluar në vend, ky numër për herë të parë tejkaloi 70.000 persona. Supozimet profesionale flasin se deri në vitin 2053 popullata e përgjithshme  e Japonisë, e cila tani paraqet rreth 127 milionë njerëz, do të reduktohet deri 100 milionë, ndërsa deri në vitin 2050 deri 88 milionë. Rreth 38 për qind prej tyre do të jenë në moshë prej mbi 60 vite. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close