BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Mbi 50 milionë njerëz në Kinë izolohen nga bota për shkak të karantinës në 16 qytete

Autoritetet kineze vendosën ndalesa në tre qytete të tjera sot për ta parandaluar përhapjen e virusit korona, duke i izoluar nga bota mbi 50 milionë njerëz në gjithsej 16 qytete.

Pekin, 25 janar 2020 (MIA) – Autoritetet kineze vendosën ndalesa në tre qytete të tjera sot për ta parandaluar përhapjen e virusit korona, duke i izoluar nga bota mbi 50 milionë njerëz në gjithsej 16 qytete.

Krahas kësaj, në Vuhan, i cili tashmë është i izoluar, përdorimi i shumicës së automjeteve, përfshirë edhe i atyre private është ndaluar në qendër. Mediat shtetërore në Kinë raportojnë se vetëm automjeteve për shpërndarje do t’u lejohet qarkullimi pas mesnate.

Transporti publik është ndërprerë në fillim të javës si edhe i fluturimeve dhe komunikacionit hekurudhor.

Rreth 6.00 automjete taksi do të drejtohen drejt periferisë së Vuhanit, që t’u ndihmojnë qytetarëve. Në Vuhan arritën 450 mjekë ushtarakë me përvojë në mjekimin e SARS-it dhe ebolës.

Mediat kineze gjithashtu njoftojnë se një mjek ka vdekur në Vuhan nga virusi. Për një mjek tjetër, thuhet se ka vdekur, por nga sulmi në zemër për shkak lodhjes pas orëve të gjata të kontrolleve. Deri më tani, 41 persona e humbën jetën nga virusi, ndërsa mbi 1.300 janë prekur. shk/

Back to top button
Close
Close