BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Mbi 5.000 refugjatë dhe emigrantë janë sistemuar në kampin e ri të përkohshëm në Lezbos

Procesi i sistemimit të refugjatëve dhe emigrantëve në kampin e ri të përkohshëm Kara Tepe në Lesbos, vazhdon me një ritëm të rritur dhe deri më tani janë vendosur mbi 5.000 njerëz, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 18 shtator 2020 (MIA) – Procesi i sistemimit të refugjatëve dhe emigrantëve në kampin e ri të përkohshëm Kara Tepe në Lesbos, vazhdon me një ritëm të rritur dhe deri më tani janë vendosur mbi 5.000 njerëz, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Prej dje në mëngjes filloi edhe një aksion policor, për të gjithë ata që janë në rrugë dhe në parkingje para supermarketeve të mëdha, të transferohen në kampin e ri, ndërsa nga Athina në ishull janë dërguar edhe 70 gra police për të ndihmuar.

“Ritmi i akomodimit të emigrantëve në kampin e ri po rritet nga ora në orë, aksioni i policisë greke vazhdon në një mënyrë shumë efektive, mbi 5.000 janë akomoduar tashmë, ndërsa me kalimin e kohës, ky numër rritet”, tha ministri alternativ i Emigracionit dhe Azilit. Duke folur për radion “Parapolitika”, ai shtoi se më shumë se 2.000 teste të Kovid-19 janë kryer deri më tani.

Në ishull ndodhen 17 njësi lëvizëse të Organizatës kombëtare të shëndetit publik të Greqisë, të cilat me ndihmën e testeve të shpejta provojnë refugjatët dhe emigrantët para se të hyjnë në kampin e ri.

Mijëra njerëz që qëndronin në Qendrën për pritje dhe regjistrimit të refugjatëve dhe në kampin e improvizuar në Moria kanë mbetur në rrugë, pas dy zjarreve para dhjetë ditëve. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close