BotëBotë.Portal

Mbi 11 mijë të infektuar të rinj me koronavirus në Kolumbi

Më shumë se 11.000 raste të reja të Kovid-19, në 24 orët e fundit, janë regjistruar në Kolumbi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive me koronavirus në 433.805, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Kolumbisë.

Bogota, 14 gusht 2020 (MIA) – Më shumë se 11.000 raste të reja të Kovid-19, në 24 orët e fundit, janë regjistruar në Kolumbi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive me koronavirus në 433.805, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Kolumbisë.

“Edhe 10.709 pacientë janë shëruar, 11.226 janë të infektuar të rinj, ndërsa në 24 orët e fundit kemi pasur 308 raste të vdekjes tek pacientët me Kovid-19”, thuhet në kumtesë.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duke ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore më 17 mars e cila gradualisht po përforcohet dhe do të zgjasë deri më 30 shtator, nëse nuk vazhdohet përsëri. bs/fab

Back to top button
Close
Close