0_Web_Ballina - SllajderLajme nga komunatShkupVideo deklaratë

Mbeturinë mjekësore e trajtuar në mënyrë joadekuate ka përfunduar në ”Drislla”

Mbeturina të papërpunuara mjekësore pa respektimin e protokollit të paraparë janë trajtuar në deponinë Drislla. Rastin në dhjetor e ka zbuluar Inspektorati i Qytetit të Shkupit dhe e ka informuar Prokurorinë Publike.

Shkup, 4 shkurt 2020 (MIA) – Mbeturina të papërpunuara mjekësore pa respektimin e protokollit të paraparë janë trajtuar në deponinë Drislla. Rastin në dhjetor e ka zbuluar Inspektorati i Qytetit të Shkupit dhe e ka informuar Prokurorinë Publike.

Këtë e kumtoi sot në konferencë për media kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov i cili kërkoi nga Prokuroria Publike ta hetojë rastin, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ta hetojë punën e kompanive të cilat kanë licencë.

Mbeturinat, siç sqaron Shilegovi, janë sjellë nga Prilepi dhe Manastiri.

“Bëhet fjalë për subjekt të regjistruar në Manastir e cila posedon licencë për punë, këtë që mund ta shihni janë mbetje nga mbeturina mjekësore nga Qendrat mjekësore në Manastir dhe Prilep të sjellë në Shkup”, ka thënë Shilegov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Qyteti para 50-të ditësh ka dorëzuar video- material në Prokurorinë publike, por siç thotë Shilegov, deri tani nuk kanë ndonjë informacion për aktivitetet e ndërmarra dhe nëse zyrtarisht ka filluar hetim.

“Sipas njohurive tona në praktikë ndodhë se autori i kësaj mbulohet me dokumentacion nga institucion tjetër shtetëror kompetent”, ka thënë Shilegov.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse dhe si është trajtuar kjo mbetje mjekësore në të kaluarën, ai ka thënë se nuk kanë njohuri, por shton se kjo është dëshmi e mjaftueshme duke pasur parasysh siç tha, “se trajtimi joadekuat i mbetjes së rrezikshme mund seriozisht të rrezikojë shëndetin e njerëzve dhe të shkaktojë epidemi”. Ai nesër bashkë me ministrin për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini do ta vizitojnë Drisllën.

Shilegov ka informuar për atë se çfarë sasie, apo çka është deponuar, është lëndë të cilën do ta vërtetojë revizioni i Qytetit të Shkupit që pritet të përfundojë për 2-3 muaj.

Në pres konferencë, madje inspektori Bogdanovski detajisht ka shpjeguar fotografitë dhe video-materialin.

“Makina për përpunimin e mbetjes mjekësore gjatë kontrollit nuk ka qenë në funksion dhe mbeturina nuk është trajtuar në mënyrë adekuate, me çka hapte mundësinë e përhapjes së infeksioneve të rrezikshme për jetën e njerëzve. Mbetja mjekësore është përpunuar në makinën për prerje e cila vetëm e grimcon mbeturinën, por nuk i shkatërron bakteret. Mbetjen e tillë të papërpunuar mjekësore e hedhin në kamion që nuk është adekuat për transport të këtyre mbeturinave infektuese dhe të rrezikshme që më pas të transportohet në “Drisllë” si mbeturinë e zakonshme”, ka thënë Bogdanovski.

Firma e cila transporton mbeturinën në Shkup siç kanë konfirmuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe nga spitalet është e “Eko Klubit” nga Manastiri. fab/

Прес Шилегов

Posted by MИА.mk on Вторник, 04 февруари 2020

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close