Lajme nga komunatShkup

Mbeten fonde për edhe 3.000 aplikime të tjera për subvencione për inverter, në Qytetin e Shkupit deri më tani janë dorëzuar 2.150 aplikime

Që nga fillimi i hapjes së thirrjes publike për subvencione për inverter, janë dorëzuar 2.150 aplikime, ndërsa mbesin fonde për rreth 3000 kërkesa të tjera, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Që nga fillimi i hapjes së thirrjes publike për subvencione për inverter, janë dorëzuar 2.150 aplikime, ndërsa mbesin fonde për rreth 3000 kërkesa të tjera, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ai u kujton qytetarëve të të gjitha komunave të Shkupit se thirrja publike për dhënien e subvencioneve për kondicionerët inverter për ngrohjen e shtëpive është duke u zhvilluar. Banorët e Shkupit mund të aplikojnë onlajn.

Thirrja i përfshin qytetarët që blenë inverter nga 1 janari i vitit 2020, deri në përfundimin e thirrjes më 30 nëntor ose deri në ditën e rraskapitjes së fondeve.

“Qytetarëve do t’u kompensohen plotësisht shpenzimet e blerjes së një pajisje inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë në shumë neto, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Të gjitha informacionet në lidhje me thirrjen, si dhe format elektronike të aplikimit mund të gjenden në linkun vijues: https://www.surveymonkey.com/r/gradskopje-inverter2020. ls/mb/

Back to top button
Close
Close