0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo deklaratë

Mbështetje financiare për zhvillim teknologjik të 87 kompanive, pjesa më e madhe janë ndërmarrjet e vogla

Gjithsej 87 kompani do të marrin mbështetje financiare për zhvillim teknologjik  për tejkalim të pasojave nga Kovid-19 si pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë.

Shkup, 19 shtator 2020 (MIA) – Gjithsej 87 kompani do të marrin mbështetje financiare për zhvillim teknologjik  për tejkalim të pasojave nga Kovid-19 si pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë.

Buxheti për realizimin e kësaj mase  është rreth tre milion  euro prej të cilave 1,7 milion euro  janë mjete të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, ndërsa 1,3 milion euro  janë mjete personale të kompanive.

Pjesa më e madhe e kompanive ose 60 për qind janë ndërmarrje të vogla, 33 për qind janë mikro dhe 7 për qind janë firma të mesme.

Përqindje më e madhe, gjegjësisht 76 për qind janë kompanitë të cilat për herë të parë kanë aplikuar, 15 për qind janë kompani të cilat edhe më parë kanë konkuruar  në disa  thirje publike të FIZHT, por nuk kanë marrë mjete, ndërsa vetëm nëntë për qind janë kompani të cilat deri tani kanë shfrytëzuar mjete nga FIZHT.

Në thirrjen publike kanë aplikuar 166 kompani, ndërsa  në fazën finale kanë hyrë 123 kompani. Ato projektet e të cilëve  nuk janë miratuar, do të mund t’i arsyetojnë argumentet e tyre dhe të marrin mundësi për mbështetje.

“Nga 123 kompani të cilat kanë hyrë në fazën  finale, Komiteti për  miratim të investimeve dorëzoi komente  edhe deri te 35 kompanitë tjera  të cilat do të kenë afat deri në fund të muajit të dorëzojnë  argumente të tyre në lidhje me atë që Komiteti konsideron se mungon në planet e tyre investuese, ashtu që edhe ata do të kenë mundësi  të bëhen pjesë e mjeteve të miratuara nga cikli i parë investues”, theksoi drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski në konferencën e sotme për shtyp.

Për herë të parë prejse FIZHT shpall thirrje publike,  nuk është dominues IT sektori,  gjegjësisht  në këtë thirrje publike  pjesa më e madhe e mjeteve të miratuara janë për  institucionet shëndetësore private, për kompanitë e tregtisë, industrisë makinerike…

Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi shpreson se me këtë masë do të nxitet  inovativiteti dhe kreativiteti te kompanitë.

“Përmes këtij instrumenti e nxisim inovativitetin dhe kreativitetin e kompanive dhe presim ato ta njohin mundësinë  për transformim,  menjëherë të reagojnë,  të përshtaten në kushtet e reja dhe  sa më shpejtë që është e mundur të kthehen në shtigjet  e suksesit”, tha zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi duke shtuar se mbështeten edhe 1296 vende pune.

Masa është pjesë e setit të tretë të masave që Qeveria i krijon për zbutje të pasojave nga Kovid kriza. Si pjesë e masave të deritanishme janë dy linjat kredituese pa interes Kovid 1 dhe Kovid 2 të realizuara përmes Bankës zhvillimore me të cilat ishin mbushur rreth 15 milion euro në ekonomi, si dhe subvencionim i pagës minimale prej 14.500  denarë me të cilën  mesatarisht  në tre muajt – prill, maj, qershor janë mbështetur rreth 20 mijë kompani me rreth 120 mijë të punësuar. Për qytetarët ishin përpunuar 309 mijë kartela pagesore në vlerë prej 26,8 milion euro. sa/

Back to top button
Close
Close