0_Web_AktualeE përzgjedhur

Mbajtja e maskave mund ta ulë përhapjen e Kovid-19 për 75 për qind

Mbajtja e maskave kirurgjikale mund t'i ulë ndjeshëm shanset e atyre njerëzve me Kovid-19 që të infektojnë njerëz të tjerë, thonë studiuesit.

20 maj 2020

Skaj njuz

Mbajtja e maskave kirurgjikale mund t’i ulë ndjeshëm shanset e atyre njerëzve me Kovid-19 që të infektojnë njerëz të tjerë, thonë studiuesit.

Sipas një studimi të një ekipi nga Hong-Kongu, shkalla e transmetimit të virusit përmes grimcave në ajër ose pikave respiratore është zvogëluar madje deri në 75 për qind kur janë përdorur maska.

“Rezultatet i tregojnë botës dhe opinionit se efektiviteti i mbajtjes së maskës ​​kundër pandemisë së koronavirusit është shumë i madh”, tha mikrobiologu kryesor, mjeku Juen Kuok-jung, nga Universiteti i Hong-Kong.

Doktor Juen, i cili ndihmoi në zbulimin e virusit SARS në vitin 2003, tha se studimi ishte i pari i këtij lloji.

Ai tha se ekipi i tij kishte kryer studimin për shkak se – derisa kohë të gjatë ​​mbështetëse mbajtje të maskës – liderët botërorë, përfshirë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kishin vënë në dyshim efektivitetin e tyre.

Në studim, ekipi i tij kishte përdorur dy kafaze me brejtësi në tre skenarë të ndryshëm.

Një grup ishte i infektuar me Kovid-19, ndërsa tjetri ka qenë i shëndetshëm, me ç’rast me ventilator është shtyrë ajri nga kafshët e infektuara, nga të cilët disa nuk shfaqnin simptoma ndaj kafshëve të shëndetshme.

Studiuesit thanë që pa asnjë maskë midis kafazeve, dy të tretat e brejtësve të shëndetshme u sëmurën brenda një jave.

Por kur vendosën maska ​​në kafaze me kafshët e infektuara, shkalla e infeksionit ra në pak më shumë se 25 për qind.

Shkalla e infeksionit ka rënë për rreth 35 për qind kur maskat u vunë edhe në kafazin me brejtës të shëndetshëm.

Gjithashtu, është zbuluar se ata brejtës që janë infektuar kanë më pak nga virusi në trupat e tyre se sa ata të cilët ishin infektuar pa maskë.

Mjeku Juen në një konferencë për media fundjavën e kaluar deklaroi: “Eksperimenti ynë me brejtës, shumë qartë tregon se nëse brejtësit ose njerëzit e infektuar – veçanërisht në mënyrë asimptomatike ose simptomatike – bartin maska, ata në fakt i mbrojnë njerëzit tjerë.

“Ai është rezultati më i fuqishëm të cilin e treguam këtu. Transmetimi mund të ulet për 50 për qind kur shfrytëzohen maska kirurgjike, veçanërisht kur maskat i bartin persona të infektuar.

“Deri në këtë fazë, nuk kemi vaksinë të sigurt dhe efikase. “Ajo që mbetet praktikë ende është ose masa për distanca sociale ose bartja e maskës”, shtoi ai.

Qeveria e Britanisë së Madhe fillimisht bëri të ditur se maskat për fytyrë nuk mund t’i mbrojnë njerëzit, por i rishikoi këshillat e tij dhe tani iu rekomandon njerëzve që të bartin mbulesa për fytyrë kur nuk mund të jenë dy metra të larguar nga njerëzit tjerë, siç janë shitoret e vogla dhe në transportin publik.

Vendet evropiane, përfshirë edhe Italinë dhe Gjermaninë, thanë se njerëzit duhet të bartin maska në këto kushte.

Në fillim të pandemisë, e cila filloi në Kinë, me të madhe bliheshin maska për fytyrë në Hong-Kong, ku njerëzit kujtonin ndikimin e SARS.

Në Hong-Kong nga SARS-i ndërruan jetë 298 persona, dhe ishte në vendin e dytë pas Kinës kontinentale, por ky territor tani ka të regjistruara vetëm katër viktima nga Kovid-19.

Shëtitja pa maska për fytyrë në Hong-Kong, Japoni ose Kore të Veriut konsiderohet si papërgjegjësi, ndërsa disa shtete amerikane, gjithashtu, tani i këshillojnë njerëzit që t’i bartin kur janë jashtë. fc/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close