BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Maskat për fytyrë e ndotin ambientin jetësor

Pajisjet mbrojtëse personale për përdorim të njëfishtë (PPE) kontribuojnë ndjeshëm në krizën tashmë serioze me ndotje plastike, paralajmërojnë ekspertët.

Londër, 9 gusht 2020 (MIA) – Pajisjet mbrojtëse personale për përdorim të njëfishtë (PPE) kontribuojnë ndjeshëm në krizën tashmë serioze me ndotje plastike, paralajmërojnë ekspertët.

Vlerësohet se rreth 194 miliardë maska ​​mbrojtëse dhe doreza për përdorim të njëfishtë përdoren çdo muaj në të gjithë botën si rezultat i pandemisë me koronavirusin, sipas hulumtimeve nga fusha e mjedisit jetësor, transmeton Skaj njuz.

PPE zakonisht bëhet nga një plastika të ndryshme, përfshirë polipropilen, polietilen dhe vinil.

Vullnetarët në të gjithë Britaninë e Madhe janë dëshmitarë  të një rritje të madhe të sasisë së mbeturinave në rrugë, plazhe, kanale dhe lumenj si rezultat i maskave për përdorim të njëfishtë.

Për shpërbërjen e plotë të maskave plastike për përdorim të njëfishtë që përfundojnë në det, nevojiten edhe deri në 450 vjet për shkatërrimin e tyre të plotë dhe lëshimin në ekosistemin detar, sipas të dhënave të “Oqeane pa mbeturina”. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close