0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderShoqëri

MASH-i përpunoi video me protokolle për prezencë në shkollë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetje nga UNICEF-i dhe USAID-i përpunoi video në të cilën janë treguar protokollet ndaj të cilave do të duhet të përmbahen nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me kthimin e fëmijëve në klasat nga një tetori i këtij viti. 

Shkup, 19 shtator 2020 (MIA) – Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetje nga UNICEF-i dhe USAID-i përpunoi video në të cilën janë treguar protokollet ndaj të cilave do të duhet të përmbahen nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me kthimin e fëmijëve në klasat nga një tetori i këtij viti.

Videoja tashmë është në dispozicion në profilet zyrtare të Fejsbukut të MASH–it, të ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovkës dhe të profilet e UNICEF-it dhe të USAID-it.

Ky vit shkollor shkollor është më i ndryshëm nga vitet e tjera, sepse mësimi do të zhvillohet nën kushte të veçanta, por nëse të gjithë u përmbahemi protokolleve të përshkruara lehtë do të mbrohemi nga përhapja e virusit. Përmbajtja e protokolleve do të jetë veçanërisht me rëndësi për fëmijët më të vegjël nga klasa e parë deri në të tretën të cilët do ta ndjekin mësimin me prezencë fizike, sepse është shumë me rëndësi në mënyrë të thjeshtë, hap pas hapi t’u sqarojmë si do të duket një ditë në shkollë”, thonë nga MASH-i.

Sipas protokolleve çdo fëmije do t’i matet temperatura gjatë hyrjes në shkollë, ndërsa fëmijët do të duhet të mbajnë distancë të paktën 1,5 metra dhe të mbajnë maska gjatë të gjithë qëndrimit në shkollë, përveç gjatë pushimit dhe aktiviteteve në ambient të hapur. është paraparë edhe larja e duarve më shpesh dhe ajrosjen e klasave.

“Mbrojtja e përhapja e Kovid-19 është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, mësimdhënësve, nxënësve dhe të personelit tjetër, gjegjësisht të të gjithë neve. Vetëm duke u përmbajtur protokolleve të gjithë së bashku do të kontribuojmë ta mbrojmë veten, të afërmit tanë dhe të gjithë shëndetin publik”, theksojnë nga MASH-i. ar/

Linku për videon: https://www.facebook.com/153058271906889/posts/748644945681549/

Linku për protokollet: http://mon.gov.mk/content/?id=3317

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close