BotëBotë.Portal

Masa të reja restriktive në Hong-Kong për shkak të Kovid-19

Autoritetet në HongKong sot do t'i publikojnë masat e reja për parandalim të përhapjes së koronavirusit të ri, të cilat do të hyjnë në fuqi prej të mërkurën, ndërsa përfshijnë ndalesë të tërësishme për punë në restorane dhe  mbajtje të obligueshme të maskave në vende publike.

Hong-Kong, 27 korrik 2020 (MIA) – Autoritetet në Hong-Kong sot do t’i publikojnë masat e reja për parandalim të përhapjes së koronavirusit të ri, të cilat do të hyjnë në fuqi prej të mërkurën, ndërsa përfshijnë ndalesë të tërësishme për punë në restorane dhe  mbajtje të obligueshme të maskave në vende publike.

Hong-Kongu është qyteti i parë  i cili vendos ndalesë për t’u ulur në restorane.

Nga fundi i janarit në Hong-Kong janë infektuar me koronavirus më shumë se 2.600 persona, ndërsa 19 kanë vdekur. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close