BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Masa kufizuese të jashtëzakonshme në Mikonos dhe Halkidiki

Anulimi i të gjitha ngjarjeve siç janë ahengjet, tregjet dhe të ngjashme, ndalimi i tubimeve publike dhe private të më shumë se nëntë personave; maskë të detyrueshme si në hapësira të hapura ashtu edhe në të mbyllura, si dhe lejimi i katër personave në një tryezë në kafene dhe restorante, janë masat që do të hyjnë në fuqi ditën e premte në ishullin grek të Mikonos dhe Halkidikit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 19 gusht 2020 (MIA) – Anulimi i të gjitha ngjarjeve siç janë ahengjet, tregjet dhe të ngjashme, ndalimi i tubimeve publike dhe private të më shumë se nëntë personave; maskë të detyrueshme si në hapësira të hapura ashtu edhe në të mbyllura, si dhe lejimi i katër personave në një tryezë në kafene dhe restorante, janë masat që do të hyjnë në fuqi ditën e premte në ishullin grek të Mikonos dhe Halkidikit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Masat shtesë kufizuese u vendosën në mbledhjen e sotme në Sekretariatin për Mbrojtjen Civile të Greqisë, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive në zona të posaçme dhe për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Të njëjtat masa kufizuese janë tashmë në fuqi në ishujt Paros, Andiparos dhe Poros.

Mikonos dhe Halkidiki janë pjesë e 16 rajoneve greke ku ndalimi i punës nga mesnata deri në 07:00 të mëngjesit në ambientet e hotelierisë, kafenetë dhe të ngjashme tashmë është duke u zbatuar.

Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte dhe do të vlejnë për 10 ditët e ardhshme. sr/bs/

Таг
Back to top button
Close
Close