EvropëEvropë.Portal

Mas: Protestat në SHBA janë më shumë se legjitime

Protestat e qeta në SHBA kundër vrasjes "shokuese" të Xhorxh Flojd gjatë arrestimit policorë janë më "shumë se legjitime", tha ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas.

Berlin, 2 qershor 2020 (MIA) – Protestat e qeta në SHBA kundër vrasjes “shokuese” të Xhorxh Flojd gjatë arrestimit policorë janë më “shumë se legjitime”, tha ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas.

“Protestat e qeta që i shohim në SHBA.. janë të kuptueshme dhe më shumë se legjitime. Shpresoj se këto protesta të qeta nuk do të kalojnë në dhunë, madje edhe më shumë se kjo, shpresojë se do t’i ndryshojë SHBA”, theksoi Mas para gazetarëve.

Ai gjithashtu, tha se gazetarët “duhet të jenë në mundësi ta kryejnë detyrën e tyre – të informojnë pa frikë për sigurinë e tyre”.

“Shtetet demokratike duhet të zbatojnë standardet më të larta që ta mbrojnë lirinë e shtypit. Në këtë kontekst, dhuna nuk duhet të kritikohet vetëm përmes përndjekjes dhe marrjes në pyetje që të munden gazetarët të mbrohen në mënyrë efektive derisa e ushtrojnë punën e tyre”, theksoi Mas, pas informacionit të Dojçe Veles se gazetarët e tyre kanë qenë mes atyre të cilët kanë qenë cak i policisë amerikane derisa kanë informuar për protestat antiraciste në Mineapolis. sn/

Back to top button
Close
Close