EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Mas: Britania e Madhe do të duhet të bëjë kompromise për disa punë të rëndësishme

Britania e Madhe do të duhet të bëjë kompromis për disa punë të rëndësishme, siç janë të drejtat e konsumatorëve dhe mbrojtja e mjedisit të jetesës, nëse dëshiron ta mbajë qasjen e tërësishme deri te tregu i vetëm i BE-së, deklaroi sot shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Mas.

Berlin, 29 jaqnar 2020 (MIA) – Britania e Madhe do të duhet të bëjë kompromis për disa punë të rëndësishme, siç janë të drejtat e konsumatorëve dhe mbrojtja e mjedisit të jetesës, nëse dëshiron ta mbajë qasjen e tërësishme deri te tregu i vetëm i BE-së, deklaroi sot shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Mas.

“Deri nga fundi i vitit duhet të jemi të qartë kur bëhet fjalë për formën e raporteve tona. Të gjithë dëshirojmë tarifa zero dhe barriera tregtare zero, por, kjo, po ashtu, do të thotë edhe zero damping dhe zero konkurrencë jolojale. Pa standarde të ngjashme për mbrojtjen e punëtorëve, konsumatorëve dhe ambientit të jetesës tonë, nuk mund të arrihet te qasja e tërësishme deri te tregu i vetëm më i madh në botë”, ka shkruar Mas në tekstin autorial për gazetën gjermane “Cajt”, transmetojnë mediumet britanike.

Sipas tij, Britania e Madhe dhe BE-ja për këtë shkak do të duhet të udhëheqin negociata për raportet e tyre të ardhshme pas Bregzitit “në mënyrë që nuk do t’i dëmtojë Bashkimit Evropian”.

Ai shtoi se për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe BE-së do të duhet të zhvillohen forma të reja të bashkëpunimit, si krijimi i Këshillit evropian për siguri, që do t’i koordinojë pozitat e përbashkëta për çështjet strategjike dhe më shpejtë do të përgjigjet në krizat ndërkombëtare.

Ai tha edhe se dera e Bashkimit Evropian do të mbetet e hapur për Britaninë e Madhe nëse ndonjëherë vendos të kthehet në të. bsh/

Back to top button
Close
Close