0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Martans: Shumë mundësi në Maqedoninë e Veriut për kompanitë gjermane nga efikasiteti energjetik

- Maqedonia e Veriut ofron mundësi të mira për kompanitë gjermane në sferën e efikasitetit energjetik për shkak të zhvillimit të tij ekspansiv të industrisë, porosit në telegramin e mëngjesit deri te biznesmenët dhe mediet Patrik Martans, drejtor i Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në shtet.

Shkup, 27 shkurt 2020 (MIA) – Maqedonia e Veriut ofron mundësi të mira për kompanitë gjermane në sferën e efikasitetit energjetik për shkak të zhvillimit të tij ekspansiv të industrisë, porosit në telegramin e mëngjesit deri te biznesmenët dhe mediet Patrik Martans, drejtor i Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në shtet.

Në kuadër të iniciativës për burime ripërtëritëse me mbështetje të Ministrisë Federale të Ekonomisë Delegacioni i Ekonomisë Gjermane këtë vit bashkë me konsulentin  Energiewechter përgatit udhëtim delegacioni për efikasitetin energjetik në industri në fund të korrikut të këtij viti në Shkup.

Sipas të dhënave të fundit statistikore për shkëmbimin tregtar të Gjermanisë dhe 29 vendeve nga Evropa Lindore, që i ndan Martans, shteti ynë gjendet në pozicionin e 14-të. Shkëmbimi tregtar në vitin 2019 ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte 4,4 miliardë euro që paraqet 10,8 për qind rritje të eksportit drejtë Gjermanisë në krahasim me vitin 2018 dhe 4,2 për qind rritje të importit nga Gjermania drejtë Maqedonisë së Veriut. Instituti për Studime Ndërkombëtare në Ekonomi në Vjenë për vitin 2020 parashikon rritje ekonomike në lartësi prej 3,4 për qind për Maqedoninë e Veriut.

“Shkëmbim i rritur tregtar për ne nënkupton edhe interes më të madh për shërbimet tona. Fokusi ynë është i drejtuar drejtë kompanive të cilat pozicionohen në tregun e Maqedonisë së Veriut”, potencoi Martans.

Publikimi aktual i OECD-së, http://www.oecd.org/south-east-europe, tregon se Ballkani Perëndimor bëri progres nga prodhimtaria themelore industriale drejtë prodhimtarisë së teknologjive të mesme, që kontribuon për rritjen e investimeve. Hapi i ardhshëm, duhet të lëviz në drejtim të prodhimtarisë së lartë teknologjike industriale, porosisin nga Delegacioni i Ekonomisë Gjermane. fc/

Back to top button
Close
Close