0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMIA InvestigonPolitikëVideo deklaratë

Marsijak për MIA-n: I gabuar është të kuptuarit se me hyrjen në BE vendi bëhet perfekt dhe i pastruar nga korrupsioni

Çelja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut duhej të ndodhë para shumë vitesh. Ne tani kemi problem me metodologjinë e aderimit, dhe kjo nuk është për t’u befasuar. Këto vendime që të mos çelen bisedime aderuese janë “dush i ftohtë”, që na mundëson të perceptojmë se diçka e gabuar është duke ndodhur me metodologjinë e BE-së dhe duhet ta ndryshojmë, kjo është porosia kryesore, shprehet në intervistën për MIA-n Floran Marsijak, ekspert i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Shkup, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Çelja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut duhej të ndodhë para shumë vitesh. Ne tani kemi problem me metodologjinë e aderimit, dhe kjo nuk është për t’u befasuar. Këto vendime që të mos çelen bisedime aderuese janë “dush i ftohtë”, që na mundëson të perceptojmë se diçka e gabuar është duke ndodhur me metodologjinë e BE-së dhe duhet ta ndryshojmë, kjo është porosia kryesore, shprehet në intervistën për MIA-n Floran Marsijak, ekspert i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Franca u shmangej debateve për zgjerim dhe ishte më shumë e fokusuar në thellimin e Bashkimit. Krahasuar me dy vite më parë dhe me atë që e kemi tani, e ky është non-pejperi i Francës, ajo u bë vend që është i përfshirë në mënyrë shumë aktive në këto diskutime kur bëhet fjalë për zgjerimin dhe metodologjinë e aderimit dhe kjo gjendet lartë në listën e prioriteteve. Do të thosha se ky është ndryshim pozitiv pa marrë parasysh përmbajtjen. Është më mirë të keni faktorë që janë të interesuar madje edhe atëherë kur në mënyrë të dukshme e bllokojnë ose e ngadalësojnë procesin, sesa të ketë vende që thjeshtë mungojnë”, tha Marsijak për MIA-n.

Lidhur me luftimin e korrupsionit, ai në intervistën për MIA-n shprehet se ky është një problem i madh jo vetë m në vend, por edhe në tërë rajonin.

“Ideja se vendet e rajonit do të mund të aderojnë drejt Bashkimit Evropiane kur korrupsioni do të zhduket, se atëherë ato do të bëhen anëtare “të arta”, nxitë perceptim të gabuar se me hyrjen në klubin e BE-së, ti je perfekt. Duhet të jesh i përgatitur për hyrje në BE me luftë kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të së drejtës dhe atëherë do të jetë në rregull”, konstaton Marsijak.

Marsijak është ekspert për politikën e zgjerimit të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe dimensionit lindor të politikës së fqinjësisë së mirë të BE-së. Ai është anëtar më i vjetër i Centre international de formation europeenne (CIFE) dhe zëvendës-sekretar i përgjithshëm dhe hulumtues në Qendrën austro-hungareze për aderim në Evropë, organizatë ndërqeveritare me seli në Vjenë, që angazhohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunim rajonal në Evropën Lindore dhe Kaukazin.

Çfarë janë implikimet rajonale nga mosmarrja e datës për bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë?

Të jemi të sinqertë, kishte dëshpërim të madh në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri dhe në mbarë rajonin. Bisedimet aderuese nuk u çelën. Por kjo në tërësi nuk është befasi. Përkundër të gjitha pritjeve, kishte edhe sinjale që ishin të pranishme edhe vitin e kaluar dhe pasiguri edhe nga ana e BE-së dhe do të thosha të jemi edhe më të sinqertë ne ekspertët dhe organizatat qytetare bëjmë thirrje për reforma të procesit aderues një kohë të gjatë. Ky është sinjal që nuk është shumë pozitiv për Maqedoninë e Veriut, meqë vendi e miratoi Marrëveshjen e Prespës, bëri shumë përpjekje për atë dhe në fund kjo nuk u shpërblye. Poenta ime është se metodologjia që BE-ja e zbaton në 15 vitet e fundit është e njohur sipas asaj se nuk sjellë rezultatet ashtu siç duhet të sjellë.

Çelja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut duhej të ndodhë para shumë vitesh. Kështu që ne tani kemi problem me metodologjinë e aderimit, dhe kjo nuk është për t’u befasuar. Do të thosha se këto vendime që të mos çelen bisedime aderuese janë “dush i ftohtë”, që na mundëson të perceptojmë se diçka e gabuar është duke ndodhur me metodologjinë e BE-së dhe duhet ta ndryshojmë, kështu që kjo është porosia kryesore.

A ka rrezik që bisedimet të zgjasin me dekada dhe për hyrje në të a.q. skenarë turk, me metodologjinë e re të bisedimeve që e propozoi Franca përmes non-pejperit drejtuar vendeve anëtare?

Me non-pejperin francez, më kujtohet para dy vitesh ajo ishte një vend që nuk ishte i interesuar për Ballkanin Perëndimor. Franca u shmangej debateve për zgjerim dhe ishte më shumë e fokusuar në thellimin e Bashkimit. Tema e zgjerimit nuk ishte tabu temë, por jo shumë e dëshiruar për t’u hapur për debat. Franca është vend i rëndësishëm kur debatohet për ardhmërinë e Evropës. Krahasuar me dy vite më parë dhe me atë që e kemi tani, e ky është non-pejperi i Francës, ajo u bë vend që është i përfshirë në mënyrë shumë aktive në këto diskutime kur bëhet fjalë për zgjerimin dhe metodologjinë e aderimit dhe kjo gjendet lartë në listën e prioriteteve. Do të thosha se ky është ndryshim pozitiv pa marrë parasysh përmbajtjen. Është më mirë të keni faktorë që janë të interesuar madje edhe atëherë kur në mënyrë të dukshme e bllokojnë ose e ngadalësojnë procesin, sesa të ketë vende që thjeshtë mungojnë. Kështu që do të thosha se është mirë që zgjerimi dhe procesi i reformës së aderimit në BE gjenden lartë në agjendën.

Sa i përket përmbajtjes së dokumentit shpresoj se kjo është kontribut për debati dhe ai ka dy drejtime. Vetë non-pejperi nuk ofron instrumente të kënaqshme për të zgjidhur problemet ekzistuese në reformat e kaluara. Vetë dokumenti nuk është i mbështetur në analizat për çfarë arsye është nisur mbrapsht. Pra, ofron instrumente të reja ose instrumente më pak të reja që do të thotë se duhet doemos të shkojmë pak më tutje, e kjo do të thotë se duhet t’i përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveritë dhe sektorin qytetar në formësimin e reformave në këtë proces të aderimit, dhe në këtë mënyrë ne do të tentojmë të gjejmë ilaçin për atë që deri tani nuk funksiononte me metodologjinë e kaluar. Ndryshe, dokumenti në të kundërtën sjellë rrezikun që t’i replikojë reformat me metodologjinë e njëjtë që e kemi deri tani, duke bërë në këtë mënyrë një recetë të re me elemente që e dimë se nuk janë të mjaftueshme për të nxitur transformimin e rajonit. Do të thosha se dokumenti është kontributi i parë, ndërsa tani u mbetet vendeve të rajonit që të japin argumente se ata duhet të përfshihen në dizajnimin dhe formësimin e metodologjisë së aderimit.

Prej çfarë në fakt ka frikë Franca sa i përket zgjerimit të BE-së?

Franca në esencë asnjëherë nuk e ka mbështetur shumë edhe zgjerimin paraprak të Bashkimit dhe gjithmonë nuk shprehte vullnet lidhur me këtë. Këtë e bënte për arsye të ndryshme, ndoshta përveç Greqisë deri në njëfarë niveli, por asnjëherë nuk ishte mbështetëse e zëshme e zgjerimit. Franca është më shumë e brengosur se me zgjerimin e Bashkimit Evropian do të ulet potenciali i thellimit të vetë Bashkimit. Ndërsa Franca është paksa nostalgjike për një Bashkim të tillë të fuqishme, të integruar politikisht dhe ekonomikisht dhe prandaj ka frikës në kuptimin e vizionit për ardhmërinë e BE-së. Kjo nuk do të thotë se francezët kanë të drejtë për këtë. Këtë duhet ta vendosim në perspektivë që të sqarohet pse zgjerimi nuk bie ndesh me thellimin e BE-së.

Shumë hapa në të kaluarën që rezultuan me zgjerimin e BE-së, gjithashtu kishin si pasojë forcimin e thellimit të Bashkimit, kështu që zgjerimi krijon jobaraspeshë sistemore dhe përgjigje e kësaj është thellimi i BE-së. Kështu që tani është sfida, nëse duam të përballemi me frikën e Francës është të shikojmë se Ballkani Perëndimor mund të kontribuojë për projektin evropian përmes zgjerimit dhe aderimit në BE, me çka do të kontribuojë Bashkimi të jetë më i fuqishëm dhe ta thellojë integrimit e tij. Çfarë disbalanci mund të krijojë në familjen evropiane, për çka përgjigjja mund të qëndrojë në thellimin e BE-së. Është vështirë të përfshiheni në këto debate, për angazhimin për zgjerim nevojiten debate më të mëdha dhe angazhim më i madh.

Në raport me rajonin, si e vlerësoni luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut?

Lidhur me luftën kundër korrupsionit… Ajo që e vërej është se ky është një proces shumë i ndërlikuar, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon. BE-ja tenton t’i mbështesë planet antikorrupsion dhe shohim se njerëzit nuk kanë besim të mjaftueshëm në këtë plane. Në rajon 70 për qind e njerëzve i konsiderojnë politikat antikorruptuese për joefikase, ndërsa 75 për qind e njerëzve të rajonit besojnë se administrata, partitë politike, dogana, jurisprudenca janë të korruptuar.

Fatkeqësisht, BE-ja nuk ka kurrfarë ndikimi lidhur me këtë, siç dëshiron të ketë. Pyetem nëse një qasje më e ashpër në këtë fushë, që është gjithashtu pjesë e metodologjisë franceze dhe në të cilën insistojnë Gjermania dhe Holanda, nëse një qasje më e ashpër është ilaçi universal për gjithçka. Ideja se vendet e rajonit do të mund të aderojnë drejt Bashkimit Evropiane kur korrupsioni do të zhduket, se atëherë ato do të bëhen anëtare “të arta”, nxitë perceptim të gabuar se me hyrjen në klubin e BE-së, ti je perfekt. Duhet të jesh i përgatitur për hyrje në BE me luftë kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të së drejtës dhe atëherë do të jetë në rregull. Problemi qëndron në atë se shohim se aderimi është vetëm një hap, pas të cilit vijojnë shumë sfida, duke përfshirë edhe korrupsionin dhe sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut. Ato nuk zhduken, kështu që unë nuk mund t’ju jap përgjigje se çfarë të bëni, por do të them se duhet të flasim për transformim jo vetëm për shkak të aderimit, por si t’i përgatisim vendet e rajonit jo vetëm për aderimin, por edhe për sfidat pasaderuese që do të ndodhin.

Prandaj kjo është çështje shumë e ndërlikuar, idetë duhet të arrijnë deri te baza. Shabllonet që i vendosi BE-ja u panë se nuk janë shumë efikase në 20 vitet e kaluara. Sipas meje, nëse kërkojmë recetë që funksionon lidhur me procesin e aderimit, duhet të kërkojmë receta së bashku si BE dhe Ballkan Perëndimor, me shpresë së Bashkimi do të sigurojë recetë për këtë. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, më shumë investim dhe vizion duhet të bëjë vetë rajoni. Ky është inkurajimi im për këtë çështje.

Neda Dimova Prokiq

foto: Frosina Naskoviq

xhirues: Asllan Vishko

Back to top button
Close
Close