BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Marshim i grave me kritika për Trampin dhe kërkesa për të drejta më të mëdha

Pjesëmarrësit dje në marshin e grave të katërt me radhë në rrugët e Uashingtonit dhe qyteteve të tjera mbarë SHBA-në e kritikuan politikën e presidentit amerikan Donald Tramp, duke u angazhuar për barazi të gjinive dhe për të drejta më të mëdha të grave.

Uashington, 19 janar 2020 (MIA) – Pjesëmarrësit dje në marshin e grave të katërt me radhë në rrugët e Uashingtonit dhe qyteteve të tjera mbarë SHBA-në e kritikuan politikën e presidentit amerikan Donald Tramp, duke u angazhuar për barazi të gjinive dhe për të drejta më të mëdha të grave.

Pjesëmarrësit shprehën edhe mbështetje për reforma në fushën e migrimit, në shëndetësi, ndërsa treguan edhe në rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit të jetesës. Ato kërkuan edhe të drejta më të mëdha të komunitetit LGBT, barazi midis racave dhe lirisë së besimit.

Shenjë mbrojtëse të marshit të grave janë kapelat e thurura ngjyrë rozë.

Marshi i grave për herë të parë është mbajtur në vitin 2017, kur Trampi e mori funksionin e presidentit.

Таг
Back to top button
Close
Close