BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Marshe protestuese në Tiranë, Durrës dhe Vlorë kundër dhunës seksuale

Nën moton "Për fëmijërinë e vjedhur" vonë pasditen e sotme në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, janë mbajtur marshe protestuese në të cilat kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, kryesisht gra, së bashku me vajzat e tyre.

Tiranë, 4 korrik 2020 (MIA) – Nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur” vonë pasditen e sotme në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, janë mbajtur marshe protestuese në të cilat kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, kryesisht gra, së bashku me vajzat e tyre.

Kjo vjen pasi u zbulua abuzimi seksual i një nxënëse 15-vjeçare nga ana një rojtar 65 vjeçar i shkollës. I pandehuri, përveç që e bëri këtë nën presion dhe kërcënime, lejoi që vajza të dhunohej nga disa adoleshentë.

Në protestën në Tiranë kishte edhe emra të njohur si ish-deputetja Grida Duma, ylli i muzikës shqiptare Aurela Gaçe, deputeti Halit Valteri dhe shumë të tjerë, të cilët marshuan nga sheshi “Nënë Tereza” deri para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta në të cilat më shpesh shkruante “Vdekje pedofilëve” dhe “Ne duam drejtësi”.

Më herët në seancën e sotme plenare, deputeti Valteri bëri thirrje për kthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri, duke shtuar se “kushdo që prek një fëmijë të varet në qendër të qytetit”.

“Kushdo që prek një fëmijë të varet, të kthehet dënimi me vdekje, apeloj që të fillojmë një iniciativë për këtë dhe ta ndryshojmë kodin penal. Pedofili duhet të varet në qendër të qytetit”, tha ai nga foltorja e Kuvendit.

Në Shqipëri, sipas pjesëmarrësve në marshin protestues, 12 për qind e fëmijëve janë të ngacmuar seksualisht, ndërsa pesë për qind abuzohen seksualisht. ls/shk/

Back to top button
Close
Close