BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Marrëveshja me qeverinë kroate është e pranueshme vetëm për stafin mësimdhënës

Greva e sindikatave e të punësuarve në arsim në Kroaci, që zgjati pothuajse dy muaj, përfundoi në mënyrë të pranueshme vetëm për stafin mësimdhënës, por jo edhe për të ashtuquajturin stafi ndihmës, siç janë pastruesit, rojtarët, kuzhinierët, vlerësojnë mediat kroate.

Zagreb, 3 dhjetor 2019 (MIA) – Greva e sindikatave e të punësuarve në arsim në Kroaci, që zgjati pothuajse dy muaj, përfundoi në mënyrë të pranueshme vetëm për stafin mësimdhënës, por jo edhe për të ashtuquajturin stafi ndihmës, siç janë pastruesit, rojtarët, kuzhinierët, vlerësojnë mediat kroate.

Pakënaqësia më e madhe është se personelit jomësimdhënës nuk do t’u rriten koeficientet për kompleksitetin e punës, por do të marrin shtesa në paga.

Portali kroat Indeks njoftoi se për shkak të marrëveshjes dje shpërtheu konflikti midis dy sindikatave më të mëdha sepse oferta e qeverisë u pranua pa diskutuar me anëtarësinë, duke shpjeguar se ata nuk donin të përkeqësonin më tej situatën. Indeksi thotë se me këtë stafi mësimdhënës, përfshirë edhe pastruesit dhe kuzhinierët, të cilët shpesh përmendeshin nga sindikatat gjatë kohës së protestave, do të marrin atë që mësuesit e refuzuan pa u menduar në javën e kaluar. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close