0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë prioriteti i parë i MPJ-së në mandatin e ardhshëm katër vjeçar

Marrëdhëniet me fqinjët për miqësi afatgjate dhe stabile, finalizimi i negociatave me BE-në dhe  vendosja e sistemit për udhëheqje politike të negociatave sipas  metodologjisë së re, pjesëmarrje në stabilitetin rajonal si partner i sinqertë dhe stabil i SHBA-së dhe BE-së, revitalizim  dhe përforcim i diplomacisë ekonomike sipas prioriteteve ekonomike të Qeverisë dhe përfshirje e diasporës dhe mbështetje aktive e multilaterizmit, ngritje e pranisë së organizatave multilaterale si kontribut drejt stabilitetit botëror dhe ndërtim i pozitës ndërkombëtare dhe reputacionit të RMV-së janë prioritetet e politikës së jashtme në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Shkup, 19 shtator 2020 (MIA) – Marrëdhëniet me fqinjët për miqësi afatgjate dhe stabile, finalizimi i negociatave me BE-në dhe  vendosja e sistemit për udhëheqje politike të negociatave sipas  metodologjisë së re, pjesëmarrje në stabilitetin rajonal si partner i sinqertë dhe stabil i SHBA-së dhe BE-së, revitalizim  dhe përforcim i diplomacisë ekonomike sipas prioriteteve ekonomike të Qeverisë dhe përfshirje e diasporës dhe mbështetje aktive e multilaterizmit, ngritje e pranisë së organizatave multilaterale si kontribut drejt stabilitetit botëror dhe ndërtim i pozitës ndërkombëtare dhe reputacionit të RMV-së janë prioritetet e politikës së jashtme në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

“Rezultatet e arritura deri tani e determinojnë të tashmen, i përcaktojnë rrethanat në të cilat fillon  me punë Qeveria e re  dhe me atë paraqesin  imput bazë në të cilin themelohen prioritetet  dhe drejtimet për mandatin  që vjen dhe ambiciet tona  për katër vitet e ardhshme”, tha sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën për shtyp në Ministri,  ku i arsyetoi  prioritetet në të cilat do të punojë në mandatin e ri.

Si prioritet të parë dhe më të rëndësishëm Osmani i theksoi marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, për të cilat tha se përkundër implementimit të obligimeve bilaterale, hyjnë në fazë të re të miqësisë stabile dhe afatgjate.

” Përderisa isha Zëvendës Kryeministër për Çështjet Evropiane, e përdorja një thënie e cila ishte e shkruar në një pano në Sekretariatin për Çështjet Evropiane, në të gjitha gjuhët e fqinjëve – dhe thotë kështu: “Është mirë të kesh fqinjë të mirë, por një sukses i vërtetë është t’i kesh ata miq”. Sot, pasi i kemi mbyllur praktikisht, apo ndoshta një term më i mirë është – se i kemi “vendosur në kornizë” të gjitha çështjet e hapura me fqinjët, ne jemi para një sfide për ta tejkaluar shkallën e fqinjësisë së mirë, dhe krijimit të mundësive për miqësisë së thellë dhe afatgjatë”, tha Osmani. Në kuadër të prezantimit të këtij prioriteti, Osmani iu referua edhe sfidave aktuale me Republikën e Bullgarisë, për të cilat theksoi se edhe pse duken si tema të nxehta, këto janë të tejkalueshme pikërisht për shkak të “vënies në kornizë” të marrëdhënieve bilaterale, brenda një kornize, e cila përfshihet në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të nënshkruar midis dy vendeve.

Osmani i numëroi disa projekte konkrete të cilat kanë të bëjnë pikërisht me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore:   Në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe Qeverinë, të realizojmë ambicien për hapjen e gjashtë pikave të reja kufitare me fqinjët,           krijimin e zyrave për bashkëpunim rinor ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e cila do të mundësojë shkëmbim të përvojave dhe komunikim të të rinjve nga të dyja vendet, angazhim i fuqishëm për një kontribut thelbësor në Procesin e Berlinit, si një projekt që do të zbatohet në 100 ditët e para të Qeverisë së re, në kuadër të bashkë-kryesimit me Samitin e Sofjes më 10 nëntor.

Përveç marrëdhënieve me fqinjët, si prioritet të dytë Osmani e theksoi edhe obligimin rajonal të vendit për krijimin e stabilitetit afatgjatë dhe De-Ballkanizimin e rajonit.

Si vend të cilës bashkësia ndërkombëtare i ka përkushtuar shumë vëmendje gjatë periudhës së kaluar, ne kemi për obligim të kthejmë këtë besim me kontribut pozitiv edhe në krijimin e stabilitetit të përgjithshëm rajonal. 

“Në rajon ende ka çështje të hapura të cilat na tangojnë të gjithëve, dhe paraqesin prioritet të rëndësishëm ndërkombëtar. Ne, medoemos duhet të angazhohemi për të qenë partnerë të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, vend ku ata do të mund të mbështeten për të zbatuar dhe promovuar stabilitetin rajonal. Për këtë qëllim, përveç kontributit aktiv për iniciativat rajonale, ne parashikojmë po ashtu krijimin e iniciativës tonë autentike – Qendër Rajonale për Dialog – ‘Forumi i Prespës’, e cila do të jetë një platformë për fqinjësi të mirë dhe për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por edhe një forum nga i cili do të dalin iniciativa të reja rajonale për bashkëpunimi”, tha Osmani, i cili shtoi se si një histori suksesi, dhe si nxitës kryesor i idesë evropiane, vendi do të marrë iniciativë për të filluar procesin e De-Ballkanizimit të rajonit, si një kontribut thelbësor në heqjen e këtij termi pezhorativ, të destinuar me kontekst negativ, e të cilin rajoni e ka përdorur për një kontekst historik.

Si prioritet të veçantë Osmani e theksoi edhe formimin e kornizës negociuese dhe fillimin e negociatave, ndërsa i prezantoi edhe prioritetet e Politikës së Jashtme në kuadër të vetë procesit të negociatave.

“Në 100 ditët e para, fokusi i politikës së jashtme është në rrumbullakimin e kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, ose fillimin zyrtar të negociatave. Për këtë qëllim janë vendosur të gjitha kapacitetet në veprim, dhe më lejoni të shpreh kënaqësi nga puna e diplomatëve tanë, të përfaqësuesve tanë, të cilët në asnjë moment nuk lejuan që historia jonë të mbetet e patreguar dhe argumentet të pasqaruara. Por marrëdhëniet tona me Unionin nuk përfundojnë me fillimin e negociatave. Metodologjia e re për negociata parasheh prani të shtuar bilaterale dhe mbikëqyrje jo vetëm të Komisionit Evropian, por edhe nga çdo vend anëtar – ne veçanti. Një nga ndryshimet kyçe është pikërisht udhëheqja politike, udhëheqja e procesit të negociatave, ku barra më e madhe bie mbi Ministrinë e Punëve të Jashtme. Edhe pse formalisht, në tavolinë bisedimet zhvillohen ndërmjet Qeverisë dhe Komisionit Evropian, megjithatë vendimet në mënyrë të pavarur i marrin vendet anëtare të Unionit, për çka është i nevojshëm rrjet i gjerë i prezencës dhe i aktiviteteve, me qëllim të prezencës politike edhe në vetë negociatat. Në kuadër të këtij procesi, ne do të vendosim sistem të një lloj paralajmërimi të hershëm të pikave kritike të negociatave, si në Bruksel, ashtu edhe ndërmjet vendeve anëtare, me çka Qeverisë do t’i sigurojmë hapësirë për të parashikuar me kohë të të gjitha sfidave të negociatave”, tha Osmani.

Osmani e potencoi edhe diplomacinë ekonomike si prioritet shtesë të politikës së jashtme në periudhën e ardhshme.

“Në mandatin në vijim, Ministria e Punëve të Jashtme do të fitojë edhe një rol më praktik, më të dukshëm, dhe të themi në mënyrë direkte edhe më fitimprurës, në politikën e përgjithshme. Siç e dini, intenca e Qeverisë së re është që ky mandat, t’i kushtohet ekonomisë, rritjes ekonomike dhe është momenti i duhur që Diplomacia ta ripërtërijë, përforcojë dhe ta vendosë në funksion diplomacinë ekonomike. Është një element i rëndësishëm në krijimin e kushteve për bashkëpunim më të madh ekonomik me vendet, për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe për qasje dhe pjesëmarrje më të mirë në institucione dhe organizatat ekonomike multilaterale. Ministria tashmë është duke punuar në formimin e projektit për revitalizim të diplomacisë ekonomike, dhe gjatë 100 ditëve të para ne do të dalim me një propozim për Qeverinë për realizim të kësaj ideje”, theksoi Osmani, duke vënë në dukje edhe projekte siç janë: Strategji Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën, vendosjen e rrjetit të shtetasve tanë të suksesshëm në diasporë të cilët do të kyçen në promovimin e shtetit, promovim i targetuar i potencialeve ekonomike, kulturore dhe turistike “Vend i mundësive”, si dhe kontribut aktiv në formimin e strategjisë për shfrytëzim më efikas të potencialeve për ndihmë bilaterale nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

Osmani si prioritet të fundit, por jo më pak të rëndësishëm e theksoi edhe mbështetjen aktive të multilateralizamit, ngritjen e prezencës në organizatat multilaterale, si kontribut ndaj stabilitetit botëror dhe ndërtimin e pozicionit ndërkombëtar dhe imazhin e Maqedonisë së Veriut.

“Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave janë po ashtu edhe  pika e kthesë në pozicionimin ndërkombëtar të vendit, pikë nga e cila vendi më tej ka për obligim të merr rol më me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare, krah për krah me të gjithë aleatët dhe partnerët e saj. Kjo kërkon angazhim të ri cilësor të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut në organizatat ndërkombëtare. Siç e potencova edhe më lartë, nëse deri më tani kemi qenë vetëm importues të stabilitetit, tani e tutje do të duhet të tregojmë se mund të jemi edhe eksportues të stabilitetit politik. Në kuadër  të organizatave multilaterale, të tilla si Organizata e Kombeve të Bashkuara, OSBE, por edhe Këshilli i Evropës, UNESCO, etj., në adresimin e sfidave globale, ne do të prezantojmë përvojat tona pozitive, e veçanërisht modelin e marrëdhënieve ndëretnike dhe fqinjësisë së mirë, që u njoh gjerë në periudhën e fundit”, përfundoi Osmani. sa/

Претставување на мандатната мисија на МНРПрес на Бујар Османи

Posted by MИА.mk on Сабота, 19 септември 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close