EvropëEvropë.Portal

Marok: Shpëtohen 14 emigrantë, besohet se po aq kanë humbur jetën

Marina marokene ka shpëtuar 14 persona nga varka me 28 persona, që është përmbysur në bregun e Saharës Perëndimore, ndërsa ekziston druarje se po aq persona të tjerë janë mbytur, kumtoi sot shërbimi i marinës spanjolle të shpëtimit.

Madrid, 19 shkurt 2020 (MIA) – Marina marokene ka shpëtuar 14 persona nga varka me 28 persona, që është përmbysur në bregun e Saharës Perëndimore, ndërsa ekziston druarje se po aq persona të tjerë janë mbytur, kumtoi sot shërbimi i marinës spanjolle të shpëtimit.

Kumtesa është dhënë pasi të mbijetuarit nëpërmjet linjës telefonike për ndihmë të emigrantëve janë lajmëruar se 14 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, kanë humbur jetën, kur varka është rrotulluar dje në afërsi të qytetit Dakla në Saharën Perëndimore.

Disa nga 14-të të mbijetuarit biseduan me zyrtarët që punojnë në linjën telefonike, të cilët u thanë atyre se ishin ndihmuar nga një varkë peshkimi para se t’i merrte marina marokene.

Shërbimi i Shpëtimit spanjoll kumtoi se po vazhdon kërkimin pas 53 personave të tjerë, që kanë qenë në varka të tjera me emigrantë midis ishujve spanjoll Kanari dhe Sahara Perëndimore, zonë e diskutueshme bregdetare në jug të Marokut, e cila u aneksua nga vendi në vitin 1975. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close