0_Maqedoni.PortalPolitikë

Mariçiq në konferencë rajonale onlajn: Organizatat qytetare duhet të përfshihen në negociatat me BE-në

- Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot  mbajti fjalim në konferencën rajonale onlajn të quajtur si "Koha e sfidave - kohezion i Procesit berlinas dhe integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor".

Shkup, 25 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot  mbajti fjalim në konferencën rajonale onlajn të quajtur si “Koha e sfidave – kohezion i Procesit berlinas dhe integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

“Me organizatat qytetare së bashku luftuam  për fillim të negociatave me BE-në, dhe për shkak të asaj, organizatat qytetare  duhet t’i kemi edhe si vëzhgues të procesit,  por edhe si pjesëmarrës në negociata”, ka potencuar Mariçiq, i cili mbajti fjalim  në suaza të sesionit të tretë  përkushtuar  bashkëpunimit të qeverive me organizatat qytetare.

Ministri Mariçiq, kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, ka theksuar se sektori qytetar ka përvojë të madhe në terren në mbrojtjen e  të drejtave të njeriut, veçanërisht bashkësitë e margjinalizuara, por edhe në monitorimin mbi gjyqësinë dhe prokurorinë me çka direkt ndikojnë në përmirësimin e punës së institucioneve.

“Organizatat qytetare janë aktive dhe  të përfshira, por Qeveria është ajo që duhet  ta shtrijë dorën e bashkëpunimit, pa dallim që organizatat qytetare kanë rol  ta kritojnë  dhe përmirësojnë punën e Qeverisë”, thekson Mariçiq. sa/

Back to top button
Close
Close