0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBallkanKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderShoqëri

Maqedonia e Veriut mes vendeve për të cilat nga 15 qershori lejohet hyrja në Greqi

Vendi ynë është mes 29 shteteve të Evropës dhe botës, për të cilat  nga 15 qershori do të lejohet udhëtimi  në Greqi,  sipas listës së Ministrisë për turizëm të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 29 maj 2020 (MIA) – Vendi ynë është mes 29 shteteve të Evropës dhe botës, për të cilat  nga 15 qershori do të lejohet udhëtimi  në Greqi,  sipas listës së Ministrisë për turizëm të Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç dihet tashmë, për hyrje  në Greqi  nuk do të nevojitet test, por do të bëhen analiza të rastit.

Nga Ministria e Turizmit në Greqi kumtojnë se  lista konkrete  është bërë prejse  është studiuar  profili epidemiologjik i vendeve prej ku  vijnë turistët,  janë marrë parasysh  kumtesat e djeshme të Agjencisë Evropiane për  Siguri në aviacion (EASA), si dhe  rekomandimi adekuat  nga Komisioni për sëmundje ngjitëse  të Ministrisë greke për Shëndetësi.

Në listën e Ministrisë për turizëm të Greqisë janë vendet në vijim: Shqipëria, Australia, Austria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjermania, Estonia, Danimarka, Zvicra,  Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja Jugore, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia, Finlanda dhe Letonia.

Për vendet të cilat nuk janë përfshirë në listë,  mbesin në fuqi  rregullat aktuale,  derisa sërish para fazës së dytë të hapjes  së turizmit grek më 1 korrik, do të shpallet listë e re.

Nga Ministria e Turizmit të Greqisë, kumtojnë se “në çdo rast, ndjekja epidemiologjike dhe vlerësimi do të jenë të vazhdueshme”. sr/sa/

Back to top button
Close
Close