0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalEkonomi

Maqedonia e Veriut me dobi më të madhe nga taksa e Kosovës për importin serb

Importi i prodhimeve nga Maqedonia e Veriut në Kosovës vitin e kaluar është rritur për rreth 40 për qind, pasi Prishtina në nëntor të vitit 2018 vendosi taksë prej 100 për qind në importin nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, shkruan në edicionin e sotëm "Koha Ditore".

Prishtinë, 27 janar 2020 (MIA) – Importi i prodhimeve nga Maqedonia e Veriut në Kosovës vitin e kaluar është rritur për rreth 40 për qind, pasi Prishtina në nëntor të vitit 2018 vendosi taksë prej 100 për qind në importin nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, shkruan në edicionin e sotëm “Koha Ditore”.

Sipas gazetës, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, gjatë vitit 2019 nga shteti fqinj në Kosovës janë importuar mallra në vlerë prej 239 milionë e 306 mijë euro, ndërsa një vit më herët ajo vlerë ishte për mbi 63 milionë euro më pak, gjegjësisht ishte 172 milionë e 176 mijë euro.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, Maqedonia e Veriut ka përfituar dobi nga taksa e importi serb edhe në fund të vitit 2018, duke e pasur parasysh se një vit më herët, në vitin 2017, eksporti i Maqedonisë së Veriut ishte në vlerë prej 156 milionë e 498 mijë euro, gjegjësisht për rreth 10 për qind më pak nga viti kur u vendos taksa.

Përveç Maqedonisë së Veriut, dobi nga vendimi i Qeverisë së Ramush Haradinajt për sanksionet në importin nga Serbia dhe BeH-ja ka pasur edhe Shqipëria. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga ky shtet gjatë vitit 2019 janë importuan mallra në vlerë prej 222 milionë e 547 mijë euro, që është për rreth tetë për qind më shumë nga viti 2018, kur vlera e importit nga Shqipëria ishte 206 mijë e 492 mijë euro.

Nga ana tjetër, në përvjetorin nga vendosja e taksës, në fund të nëntorit të vitit 2019, ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve Rasim Lajiq njoftoi se humbjet e ekonomisë serbe për shkak të taksës prej 100 për qind në vitet e fundit ishin rreth 400 milionë euro, gjegjësisht se në atë periudhë importi i përgjithshëm serb ishte më pak se 50 milionë, ndërsa një vit më herët ai ka arritur vlerë prej mbi 440 milionë euro. ia/fb/

Back to top button
Close
Close