0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë BotëShoqëri

Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit me pasoja më të dëmshme për shëndetin nga ndotja

Sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), ndotja e ajrit mbetet rreziku më i madh ekologjik ndaj shëndetit, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera në rajon vazhdimisht tregojnë rezultate të dobëta në analizën për pasojat nga ndotja mbi shëndetin e qytetarëve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Shkup, 8 shtator 2020 (MIA) – Sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), ndotja e ajrit mbetet rreziku më i madh ekologjik ndaj shëndetit, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera në rajon vazhdimisht tregojnë rezultate të dobëta në analizën për pasojat nga ndotja mbi shëndetin e qytetarëve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë rezultatet më të këqija sa i përket vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit dhe ndodhen në fund të listën nga gjithsej 37 vende. Shqipëria ndodhen në vendin e fundit me 172 raste të vdekjes në 100 mijë banorë. Maqedonia ndodhet e teta për nga fundi me 120 raste të vdekjeve në 100 mijë banorë. Më keq se Maqedoni janë Bosnja dhe Hercegovina, Romania, Bullgaria, Hungaria, Mali i Zi dhe Letonia. Te këto 37 vende, 28 vende janë nga BE-ja, pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, pa Kosovën (për të cilën Agjencia nuk ka dhëna dhe katër vende nga Rajoni ekonomik evropian (EEA).

Sipas të dhënave të agjencisë, cilësia e ajrit mes Evropës lindore dhe perëndimore dallon, kështu që në Islandë, e cila është në krye, vdekjet e parakohshme për shkak të kushteve të mjedisit janë 35 në 100 mijë banorë. Suedia, Norvegjia dhe Zvicra gjithashtu renditen në krye.

Sipas analizës së Agjencisë, në Evropë 90 për qind e vdekjeve të lidhura me mjedisin janë sëmundje jo-ngjitëse të tilla si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet mendore dhe neurologjike ose astma. mb/

Back to top button
Close
Close